TIRANE-Rritja alarmante e numrit të të infektuarve me COVID, fluksit të shtrimeve të Infektivi, mes tyre edhe mosha të reja, por edhe fataliteteve detyrojnë ministrinë e Shëndetësisë që për herë të dytë të nisë përgatitjet për të kthyer Sanatoriumin në spital COVID-2 për të prekurit.
Report Tv mëson se pacientët që janë shtruar aktualisht te Sanatoriumi dhe që po kurohen për sëmundje të ndryshme do të transportohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e COVID-3.
Aktualisht te Infektivi, i vetmi për momentin spital COVID janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Infektivi ka një kapacitet prej 120 shtretërish, por fluksi në rritje është shqetësues.
Nëse sërish do të kemi numra të lartë shtrimesh, atëherë në skenar është spitali COVID-3, që është ish-Kirurgjia në QSUT, ç'ka do të sillte zhvendosen në një tjetër strukturë të pacientëve të Sanatoriumit dhe COVID-4 te godina e ish-universitetit privat në autostradë.
Lajmi kryesor:
Dita e dytë rresht me 4 humbje jete! Vdes ish-volejbollistja shkodrane, 83 raste të reja, Sanatoriumi nis përgatitjet për t'u rikthyer në spital COVID
//ReportTv.al