Rritja e pagës/ Pampuri: Premtimi elektoral i Ramës! Resulaj: E bëmë tani se kemi konsolidim fiskal! Zusi: Fillim i mirë! Axhami: Lajm i mirë, por i vonuar

7 Prill 2023, 22:28| Përditesimi: 8 Prill 2023, 07:08

  • Share

TIRANË- Deklarata e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash të bëra nga qeveria shqiptare, për të gjithë të ftuarit në emisionin “Pa Protokoll” është një lajm i mirë, mirëpo ato ndahen mbi qëllimet dhe motivet që sipas tyre qëndrojnë pas premtimeve.

Deputetja e Partisë Socialistëve, Pranvera Resulaj tha se ky vendim erdhi pikërisht tani për shkak të arritjes të asaj që konsiderohet si konsolidim fiskal. Në studion e Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, Resulaj tha se paratë që shkuan për rindërtimin, pandeminë tani më ky hendek nuk ekziston më dhe do ketë një rishpërndarje.

“Çdo vendim që merr ka një qëllim që t’i shërbejë qytetarit dhe shpërblehet me vonë. Kemi një rritje të të ardhurave, nuk kemi më rindërtimin, pandeminë, që na ka marrë shumë para, të ardhurat shpërndahen, nuk do thithë më kjo gropa, Kemi pasur konsolidim fiskal”, tha deputetja e PS.

Mirëpo, deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri thotë se nuk është gjë tjetër veçse në vendim elektoral. Ajo tha se ka qenë një kërkesë e hershme e opozitës, por qeveria nisi premtimet shumë pranë ditës së zgjedhjeve. Pampuri theksoi se qeveria ende nuk e ka caktuar një minimum jetik.

“Kush është ai që nuk do të donte një rritje page, por nëse e marrim në analizë, do të thoja që së pari ne po përballemi me një ekonomi me probleme dhe e kemi referuar që ekonomia ishte me probleme, dhe rritja ekonomike parashikohet 202% dhe është një nga shifrat më të ulëta dhe nuk përkon, ne ende sot premtojmë rritje page, pensionesh, bonuse, por nuk kemi minimumin jetik. Është e qartë që është një premtim elektoral, kishin kohë plot, pse nuk u gjendën kur i bëmë ne këto propozime, kur jemi përballë të njëjtës vështirësi”, tha Pampuri.

Edhe për Kreun e shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi, premtimi për rritje page është një lajm i mirë, por nuk është dakord me retorikën e përdorur nga kreu i qeverisë. Sipas tij, Rama po anatemon biznesin e vogël si fajtor për pagën e ulët dhe për Zusin, kjo nuk është aspak e drejtë.

“Çdo vendim me ekonominë, përmirësimin e jetës së njerëzve është gjithmonë lajm shumë i mirë, çështja është e parë nga këndvështrimi i ekonomisë dhe i biznesit, a është kjo fillimi dhe fundi i problematikave shqiptare apo vetëm motorinoja. E thënë në prag të fushatës elektorale nuk di ta them nëse është gjë e mirë apo e keqe, se mund të ketë sipërmarrës që thotë që mund të bëjë politik mbi xhepin tim. Është një start, nuk besoj se është fundi i gjësë, mënyra si e ka servirur mendoj se ka nevojë për përmirësim, nuk pajtohem me retorikat që përpiqet që të anatimojë biznesin për paga të ulëta”, tha Zusi.

Ai e pa në rrafshin pozitiv duke thënë se rritja e pagës së administratës është hap i rëndësishëm edhe për të rritur profesionalizmin në shërbim.

“Rritja e pagës në administratë mund të çojë në këto vende pune njerëz me integritet, profesional, të lënë biznesin dhe të shkojnë në administratë dhe të gjej aty një person kompetent, nëse në bizës po e paguajnë 1.5 mln dhe nëse shtet do i marrë 2.5 mln do shkojë ai në administratë”, shtoi.

Edhe eksperti Mirdaim Axhami thotë se është një lajm i mirë, por i vonuar.

“Lajm i mirë, por i vonuar. Qeveria nuk mund të ndërhyjë, biznesin nuk e kontrollon dot, rritja e pagave nënkupton që njerëzit do kenë më shumë para, konsumi i tepërt do çojë në rritje të të ardhurave të bizneseve, mund të ketë rritja e inflacionit”, tha eksperti tjetër.

Këto reagime vijnë pasi sot Qeveria bëri me dije ka gati projektligjin për rritjen e pagave të sektorit publik dhe pritet që të kalojë në Kuvend për miratim. Kreu i qeverisë Edi Rama tha më herët se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës. Kryeministri Rama theksoi se paga mesatare nga 563 euro që është aktualisht do të shkojë në 900 euro.

TABELA E NDRYSHIMIT TË PAGAVE
PAGA MESATARE ishte 563 euro- Bëhet 900 euro
ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë - Bëhet 81 000 lekë
MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë - bëhet 95 000 lekë
MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë
PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%
INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë

Ora 22:39
Pampuri: Mirë që po i rrisni pagat që të mos i gënjeni njerëzit me një thes mielli në zgjedhje

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri nuk i kurseu ironitë sa i takon deklaratës së kryeministri Edi Rama për rritje paga, në prag të zgjedhjeve.

Pranvera Resulaj: E dimë që ka problematike! Po të ishim perfekt, nuk do dilnim në fushatë

Orjola Pampuri: Nga njëra anë, mirë që po i rritët rrogat që të mos i gënjejnë me një thes miell.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?