Një bombol gazi ka rrezikuar jetën e një familje në një banesë në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Rrjedhja e gazit ka shkaktuar përfshirjen e disa orendive shtëpiake nga flakët, të cilat janë shuar falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.
Mësohet se nga rrjedhja e bombolës, e cila nuk ka shpërthyer ka patur vetëm disa dëmtime të pajisjeve elktroshtëpiake.
Shefi i Zjarrfikëses, Luan Kapaj shprehet se ishte ndërhyrja në kohë që shmangu dhe shpërthimin e bombolës, që rrezikoi jetën e personave që ndodheshin në banesë.