Prej disa vitesh vazhdojnë ankesat e drejtueseve të mjeteve për segmentin rrugor nga Kthesa e Patosit deri te kthesa për në Ballsh. Kjo rrugë është amortizuar duke qenë jo pak herë burim aksidentesh.
"Të keqen e rrugës së traktorit, po na çahen gomat , po na dëmtohen amortizatorët", shprehen drejtuesit e mjeteve.
Bëhet fjalë për kthesën e Patosit në rrugën nacionale Fier Ballsh.
Një segment rreth 2 km ku gropat më shpejt hapen se mbyllen thonë drejtues të tjetër mjetesh.
Qarkullimi i mjeteve në këtë aks është i rënduar herë pas herë, ku kanë ndodhur edhe aksidente për shkak të mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës.
Komento