Rruga e pashtruar në Tiranë, banorët: Problem, sidomos në dimër (VIDEO)

24 Maj 2020, 17:27| Përditesimi: 24 Maj 2020, 18:08

  • Share

Banorët e “Agim Stafës” në Tiranë kanë vetëm një shqetësim: Të vihet dot në rrugën që ndodhet pranë shkollës “Kongresi i Manastirit”. Report Tv i dha zë problematikës në këtë zonë, ku banorët thonë se më e rëndë situata është në dimër.

Ditët e karantinës i kanë bërë banorët e një lagjeje në Tiranë të fokusohen më shumë në problemet e infrastrukturës rrugore. Bëhet fjalë për rrugën Agim Stafa .

Ja prej atje, deri ke shkolla, vijnë nxënësit hyjnë në baltë. Shih sa e kanë lënë rrugicën. Duhet çizme të kalosh këtu. Është bërë gjithë rruga e Yzberishtit vetëm kjo ka mbetur, as 100 metra rrugë jo. Shumë problem se vetëm pluhur ka tani”, shprehen banorët.

Për banorët e kësaj pjesa më problematike e kësaj rruge është në dimër.

“Nga shkolla sjellim kalamajtë, i kemi dhe të vegjël. Nuk kalohet dot, po nuk e solle me makinë po as makinën nuk ke ku ta parkosh. Në këmbë nuk i sjellim dot fëmijët”, thotë një prej prindërve.

Në anë të rrugës ndodhet edhe shkolla “Kongresi i Manastirit”. E për këtë arsye mungesa e infrastrukturës është një problematikë e theksuar veçanërisht për fëmijët të cilët duhet ta përshkojnë çdo ditë.

Komento

Komente

  • Tironci: 25/05/2020 01:09

    Ska pare I hongri teatri

    Përgjigju
  • WTF: 24/05/2020 17:50

    Po bashkine e pyeten kur ndertuan pa leje? Me rradhe gjerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?