Rruga e lumit të Vlorës, drejt Jonit pa kaluar në Llogora! Aksi Vlorë-Qeparo, 105 km përshkohet për 1 orë e 20 minuta

1 Gusht 2022, 13:02| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 13:10

  • Share

Për të shkuar në plazhet e jugut, Borsh dhe Qeparo tashmë nuk është e nevojshme të përshkoni kthesat e mundimshme të Llogorasë. Aksi i ri 105 km, njohur me emrin "Rruga e lumit të Vlorës" do t'u mundësojnë një udhëtim komod dhe panoramik. "Report Tv" ju sjell të plotë itinerarin nga bypass i Vlorës e deri në Qeparo, që përshkohet për një orë e 20 minuta.

Rruga sapo është hapur dhe tabelat duhen rikonceptuar! Në by passin e Vlorës has vështirësi për tu orientuar pasi tabela shënon vetëm dy destinacione Kaninë ose Selenicë.

Gjatë gjithë rrugës të shoqëron peizazhi i bukur, kodrinor-malor. Kalojmë njëri pas tjetrit fshatrat Sherishtë, Peshkëpi, Drashovicë, Kotë, Lepenicë, Brataj, Kallarat për të mbërritur në Kuç.

Segmenti i fundit është terren është malor, ndaj sugjerohet kujdes në lëvizje. Edhe pse rruga është e aksesueshme ende vazhdojnë punimet sidomos për sistemin e skarpateve nga Ura e Laskos deri në Qeparo. Rruga e lumit të Vlorës ka kushtuar 10.490 mld lekë dhe punimet kanë zgjatur afro 3 vite.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik: 01/08/2022 16:59

    Nuk kalon Llogoran 1 po kalon Llogoran 2.

    Përgjigju
    • A v l: 01/08/2022 20:39

      Fushat e myzeqese ne mese te laberise eshte Pak si veshtire ti gjesh

  • Roni: 01/08/2022 15:00

    Shume mire, edhe pse LLogaraje eshte nje peizash mahnites, por shume rruge e lodhshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?