Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e nesërme.
Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë.
Por tashmë është gati! Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë do të hapet ditën e nesërme (5 shtator) në orën 11:00.
“Projekti Qukës-Qafë Plloçë është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete por që falë një pune të mirë që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00 Qukës-Qafë Plloça bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”, deklaroi zv/Kryeministrja Belinda Balluku në konferencën “Shqipëria Turistike 2030”.
Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin.Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro.
Lajmi kryesor:
Ministria e Infrastrukturës: 500 lekë vajtje-ardhje kalimi në tunelin e Llogarasë për autoveturat! Nesër hapet edhe rruga Qukës-Qafë Plloçë
V.GJ /ReportTv.al
