Kronikë
Top 24

Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në 17 maj, Rama: Ka shkuar dyfish nga marrëzia dhe babëzia

22 Janar 2019, 14:25| Përditesimi: 22 Janar 2019, 17:20

  • Share

Rruga Tiranë- Elbasan, së shpejti do të jetë në funksion të plotë për qytetarët. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin ku po punohet intensivisht. Drejtuesi i punimeve shpjegoi se punimet teknike janë drejt fundit dhe në mars, rruga do të bëhet e aksesueshme në një pjesë të saj, për të vijuar më pas me vënien në funksion të plotë.

"Aktualisht po punohet për trajtimin e rrëshqitjes këtu. Po bëhen mbrojtëset e skarpatës, tubat e drenazhit, veprat e artit, muret mbajtës për stabilizimin e kësaj pjesës këtu. Po punohet edhe për stabilizantin dhe të gjithë pjesa hidraulike e projektit me kanalet anësore.

Ritmet janë të kënaqshme dhe parashikojmë që në 14 mars rruga të bëhet e aksesueshme për trafikun, karrexhata e majtë përkohësisht, deri sa të mbarojë në përputhje me grafikun e ri të punimeve, në maj të 2019. Kjo ka qenë një nga zonat më problematike të projektit. Kjo ka patur një kosto 9.6 milionë dollarë. Realizmi i saj është 93%. Duhen edhe 800 mijë dollarë dhe kjo të kompletohet", bëri të ditur drejtuesi i punimeve. 

Kryeministri u shpreh se kosto e dyfishtë për rindërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan është rezultat i papërgjegjshmërisë në hartimin e projektit të mëparshëm.“Kjo rrugë u bë realisht gangrenë. U nis pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie, vetëm hajde të hapim tunelin për fushatë elektorale e punë e madhe se çfarë ndodh mbrapa dhe e paguan shumë shtrenjtë. Praktikisht ka shkuar dyfish nga vetëm marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme".

Kryeministri Rama kërkoi angazhim maksimal për të përmbyllur rrugën brenda afatit të parashikuar, në maj.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?