Rrugët në qarkun e Kukësit janë të kalueshme, niveli i ujit në liqenin e Fierzës nën kontroll (VIDEO)

11 Dhjetor 2022, 10:58| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 11:09

  • Share

 

Qarkullimi në rrugët në qarkun e Kukësit është i kalueshëm për mjetet, edhe se që nga dita e shtunë, ky qark është përfshirë nga rreshje masive shiu dhe me erë të fortë.

Edhe rruga e Kombit është e qarkullueshme, por drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të lagështirës në rrugë. Sipas KMC, në disa rrugë ka rënie inertesh dhe gurësh, ndërsa subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

”Nga bashkitë e Qarkut Kukës nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. Rezervuaret janë në monitorim të vazdueshëm, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës” thuhet në njoftimin e KMC.

 Ndërkohë mësohet se në zonat e larta malore mbi 1000 metra të Tropjës, ka reshje të lehta bore. Reshjet e shiut kanë rritur edhe prurjet e lumejnve duke ndikuar në rritjen edhe të nivelit të ujëmbledhësit më të madh hidrik në vend, atë të Fierzës. Vetëm të shtunën në Kukës kanë rënë 32 mm shi. Sipas të dhënave nga KESH, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 282.19 m nga niveli maksimal që është 296 m. Nëse e krahasojmë me nivelin e fund të nëntorit ku nivel ishte 271.42 m, aktulisht Fierza është rritur me mbi 11 metra, ndërsa prurjet janë shumëfishuar duke arritur në 900 m3/sek. Në fund të nëntorit prurjet ishin mbi 500 metra. Aktualisht Fierza ka dy turbina në punë nga katër që ka gjithsej.


Lajmi kryesor:

Moti i keq, Vjosa dhe Erzeni dalin nga shtrati! 17 banesa me prezencë uji! Përmbytje në disa fshatra në Lezhë dhe Shkodër, 650 ha tokë bujqësore nën ujë (VIDEO)


F.D//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?