Kronikë

Rrugorja e Vlorës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave dhe alkool: 266 shkelje në 3 ditë

18 Shkurt, 14:43| Përditesimi: 18 Shkurt, 14:55

  • Share

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin për tri ditë, ku informon se gjatë kësaj periudhe kanë konstatuar 266 shkelje nga drejtuesit e mjeteve.

Në njoftimin zyrtar Rrugorja bën me dije:

205 raste të drejtimit të mjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara, ku disa drejtues janë kapur duke qarkulluar me mbi  200 km/h, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!

61 raste të drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit.

 Po në kuadër të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

Policia Rrugore e Vlorës vijon kontrollet e përditshme në të gjitha akset, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për të evidentuar shkeljet, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Më tej ata bëjnë thirrje për të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe mos ta kthejnë rrugën në pistë garash.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?