Rrëfimi i Michele Obama: Luftë me depresionin për shkak të pandemisë

11 Mars 2021, 11:55| Përditesimi: 11 Mars 2021, 11:59

  • Share

Në një intervistë të ndjerë ish zonja e parë Michelle Obama tregoi për betejën e saj me në lidhje me depresionin gjatë pandemisë së Covid-19 dhe sfidat e vitit 2020, duke inkurajuar amerikanët të flasin më hapur për shëndetin e tyre mendor.

"Depresioni është i kuptueshëm në rrethana të tilla. Të mendosh se mund të vazhdojmë të ngrihemi nga të tronditjet dhe traumat që kemi përjetuar, sikur ska ndodhur asgjë është thjesht joreale. Kjo është një nga arsyet se përse në duhet të flasim më shumë për shëndetin mendor sepse të gjithë përballen me trauma, ankth dhe vështirësi në mënyra të ndryshme," tha Obama .

Pandemia e Covid-19 dhe pasojat ekonomike kanë sjellë një krizë të shëndetit mendor në Amerikë  dhe më gjera. Në një studim të Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Gusht tregoi se gati 41% e të anketuarve raportuan probleme të shëndetit mendor. Rreth 1 në 3 amerikanë thanë se kishin përjetuar simptoma ankthi ose depresioni. Verën e kaluar, Obama zbuloi se po vuante nga "depresioni i shkallës së ulët" gjatë kulmit të pandemisë,  përplasjeve racore në SHBA dhe grindjeve politike.

Për artikullin e kopertinës së këtij numri, Obama i tha revistës People se ajo duhej të pranonte atë që po kalonte  në mënyrë që ta kalonte atë.

Obama tha se tanimë ajo ishte vaksinuar kundër COVID-19  dhe i sugjeroi të gjithë ta bënin atë.

"Unë i inkurajoj të gjithë që të bëjnë një vaksinë sa më shpejt që të kenë mundësi," tha ajo.

Ish-zonja e parë gjithashtu ndau se pandemia e ka lejuar atë dhe ish-Presidentin Barack Obama të krijojnë një marrëdhënie më të fortë me dy vajzat e tyre ndërsa ishin në karantinë.

"Këto kanë qenë periudha sfiduese. Shumë njerëz kanë luftuar,  punë të humbura, njerëz të uritur. Ne kemi mësuar të numërojmë bekimet tona, rëndësinë e shëndetit dhe familjes".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?