Kosova & Rajoni

Rubin: SHBA-ja mendonte se UÇK-ja ishte organizatë terroriste

16 Shtator, 10:23| Përditesimi: 16 Shtator, 10:31

  • Share

1758011110_jamesrubin.JPG

Foto: James Rubin

Gjatë dëshmisë së tij, James Rubin tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte më ndryshe.

“Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjujve gjithmonë. Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste", tha Rubin.

"Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-së u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë", u shpreh ai.

Rubin përsëriti përgjigjen e djeshme se ka pasur shumë pretendime e akuza, për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, por se SHBA-ja nuk arriti t’i vërtetonte ato.


Lajmi kryesor:

Gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë, vijon edhe sot dëshminë ish-ndihmës sekretari amerikan James Rubin: SHBA-ja mendonte se kjo ishte organizatë me aktivitet terrorist


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?