Me rastin e Ditës së Ashures, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët bektashinj.
Në rreshtat e urimit të tij, kryeparlamentari shprehet se dita e sotme është ajo e shfaqjes së virtyteve më të mira të bektashinjve, një sintezë e vlerave njerëzore; një simbol i bashkimit dhe përpjekjeve për të kontribuar për mirëqenien e të gjithë njerëzve.
Ai shkruan se nëpërmjet kremtimit të kësaj feste, besimtarët bektashinj u dërgojnë të gjithë kombeve e popujve një kumt miqësie dhe solidariteti për të respektuar dallimet dhe diversitetin.
“Vlerat bektashiane marrin vlera të veçanta në botën e sotme të trazuar edhe nga konfliktet etnike e fetare. Drita dhe mësimet e paqta të besimit u kundërqëndrojnë ekstremistëve, terroristëve dhe forcave të errësirës. T’i lexojmë të gjithë këto mësime të Bektashizmit!”, shkruan ai në fund.
Urimi i plotë i Ruçit:
Dita e Ashures është një ndër ditët që shënojnë shfaqjen e virtyteve më të mira të bektashinjve; është një sintezë e vlerave njerëzore; një simbol i bashkimit dhe përpjekjeve për të kontribuar për mirëqenien e të gjithë njerëzve. Nëpërmjet kremtimit të kësaj feste, besimtarët bektashinj u dërgojnë të gjithë kombeve e popujve një kumt miqësie dhe solidariteti; për të respektuar dallimet dhe diversitetin; për të ndarë bashkërisht gëzimet dhe dëshpërimin, të mirën dhe të keqen, përfitimet dhe përgjegjësitë, arritjet dhe mundimet, pasurinë dhe skamien, bekimet dhe vështirësitë e jetës së përditshme. Vlerat bektashiane marrin vlera të veçanta në botën e sotme të trazuar edhe nga konfliktet etnike e fetare. Drita dhe mësimet e paqta të besimit u kundërqëndrojnë ekstremistëve, terroristëve dhe forcave të errësirës. T’i lexojmë të gjithë këto mësime të Bektashizmit!
Lajmi kryesor:
Dita e Ashures, Baba Mondi uron besimtarët bektashinj: Në këto kohë të vështira, të hapim zemrat tona e të jetojmë në paqe
J.GJ.//ReportTv.al