Rudina Hajdari në Kuvend: Politikanë të 30 viteve mashtrues dhe legenë, kanë zhvatur xhepat e shqiptarëve

23 Mars 2021, 11:24| Përditesimi: 23 Mars 2021, 11:48

  • Share

 

Deputetja e opozitës në Kuvend, kryesuese e listës së kandidatëve të Nismës Thurje në Qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari, e ka cilësuar politikën shqiptare të këtyre 30 viteve si të 'mashtrues dhe legenë".

“Mashtruesa, legena, që vetëm vidhni, për ç’a e doni mandatin e tretë, për të larë mëkatet që keni bërë, jo ju doni të vidhni më shumë.  Në këto 30 vite qoftë këto që janë në këtë sallë qoftë ata jashtë, nuk kanë siguruar minimumin për shqiptarët. Ato që janë më elementare, rrugët, ujin dhe energjinë elektrike.

Shtetarët tanë kanë vjedhur pyjet, për veten e tyre, shkojnë të gjithë fitimet që marrin nga këto pyje i fusin në xhepat e tyre. Kur bie fjala për të paguar energjinë elektrike, çdo gjë që i takon bashkisë aty i ke, gati tu. Por kur bie fjala për të bërë investime, asgjë nuk bëhet. Kjo është e vërteta. Shko në Tunjë sot, një fshat që rrit levando në male, të shkosh atje 14 km rrugë dhe të mos bëhet asnjë investim, më thoni si e keni bërë në 30 vite. A nuk keni turp se si e keni bërë këtë vend", tha ndër të tjera Hajdari.

 


Lajmi kryesor:

Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kalon me 95 vota pro akti normativ për marrjen e vaksinave


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?