Kranavalet në Nartë

Ruhet tradita shekullore, nisin festimet për festën e karnavaleve në Nartë

24 Prill 2022, 19:25| Përditesimi: 24 Prill 2022, 21:32

  • Share

Në nartë kanë nisur festimet për festën e Karnavaleve, një traditë shekullore që  vazhdon të ruhet nga banorët! Karnavalet e Nartës zgjasin tre dite, duke nisur nga e diela e Pashkës deri te mërkurën, nxjerrin në pah traditën e kësaj zone.

Të shumtë kanë qenë banorët e larguar nga fshati, që janë rikthyer në Nartë për të festuar karnavalet pas dy vitesh pandemi. Për tre ditë me radhë banorët veshin kostumet popullore dhe tradicionale duke kërcyer në rrugët e Nartës dhe duke larguar të keqen. Çdo familjar në këtë fshat hap dyert për vallëtarët të cilët kanë zgjedhur të maskohen dhe të vijojnë këtë tradite të trashëguar ndër vite.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?