Planifikimi ushtarako-politik i BE-së dhe NATO-s tregon përgatitjen e tyre për përballje me Rusinë, tha zëvendësministri i jashtëm rus Alexander Grushko. Duke komentuar rreziqet e një përshkallëzimi të mundshëm mes Rusisë dhe Evropës lidhur me qëndrimet kësaj të fundit ndaj Ukrainës, ai tha:
"Rreziqet [e përshkallëzimit] janë shumë të larta. Ne shohim se Evropa është në rrugën e përshkallëzimit. Kjo reflektohet në ndihmën në rritje që vendet perëndimore po i ofrojnë Ukrainës, duke dërguar armë gjithnjë e më vdekjeprurëse. Kjo reflektohet edhe në situatën ushtarako-politike në krahun lindor të NATO-s, ku numri i ushtrimeve po rritet. Këto ushtrime po bëhen gjithnjë e më agresive, me skenarë të operacioneve ofensive të zbarkimit dhe rritjes së zbulimit ajror.
Ato gjithashtu përfshijnë një theks në rritje në komponentin bërthamor. Bombarduesit strategjikë amerikanë po fluturojnë përgjatë kufijve tanë. Kjo është një rrugë e dukshme drejt përballjes ushtarake me Rusinë dhe përgatitjes për përballje ushtarake me Rusinë në përgjithësi, duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve ushtarake dhe natyrën e planifikimit ushtarak.", tha ai.
Lajmi kryesor:
Vonohen dhe devijohen disa fluturime në aeroportin e Oslos në Norvegji, u dyshua për dronë! Rusia: BE dhe NATO po përgatiten për përballje ushtarake
Xh.D/ReportTv.al
