Rusia zhvilloi bisedime me SHBA-në dhe BE-në për situatën në Nagorno-Karabakh për shkak të operacionit ushtarak nga Azerbajxhani muajin e kaluar, tha Ministria e Jashtme ruse.
“SHBA dhe BE na u afruan dhe na kërkuan të zhvillonim një takim”, u tha gazetarëve zëdhënësja ruse Maria Zakharova.
Ajo gjithashtu tha se palët shkëmbyen mendime për situatën, raporton NewsSky.
“Nuk kishte asgjë sekrete në këtë takim; ishte një dialog i zakonshëm. Do të shohim se si Perëndimi do t’i paraqesë të gjitha këto tani”, tha Zakharova.
Muajin e kaluar, mijëra armenë etnikë u larguan nga territori i Nagorno-Karabakut në Armeni pasi Azerbajxhani rifitoi kontrollin e rajonit.
Nagorno-Karabakh është një enklavë armene në Azerbajxhan dhe ka qenë një epiqendër lufte që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
SHBA dhe BE kanë shprehur “shqetësime të thella” për armenët në Nagorno-Karabakh, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që ka qenë nën kontrollin armen.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky fton Papa Françeskun në Ukrainë: Do të isha i lumtur nëse ai do të vinte
S.S/ReportTv.al