Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova

Bota

Rusia: Kërcënimi i Trump për sanksione të reja nuk do na ndalojë në arritjen e objektivave në Ukrainë

7 Mars, 21:01| Përditesimi: 7 Mars, 21:07

  • Share

Sanksionet e reja amerikane nuk do ta ndalojnë Moskën nga realizimi i qëllimeve të saj në Ukrainë, tha të premten një zëdhënës i qeverisë ruse, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të vendosë ndëshkime të reja financiare ndaj vendit për të detyruar një armëpushim.

“Rreshti i parë i postimit është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA-ja është fokusuar në fitoren e Ukrainës. Tani ka një njohje të realitetit se pozicioni i Ukrainës në fushëbetejë është i keq,” tha për CNN zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke iu referuar postimit të Trump në rrjetin social të premten, i cili fillon duke thënë se Moska po e “shkatërron” Ukrainën.

“E vërteta është se Ukraina ka humbur, sepse ajo kishte besim dhe u mbështet tek administrata e mëparshme e Shtëpisë së Bardhë. Sa i përket sanksioneve të reja, ne kemi përballuar kaq shumë sanksione deri më tani dhe ato nuk na kanë ndaluar nga realizimi i objektivave tona,” shtoi Zakharova.

Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainës. Ukraina u godit nga të paktën 58 raketa ruse dhe 194 dronë mbrëmjen e së enjtes, tha ushtria ukrainase.


Lajmi kryesor:

Sulme të shtuara nga Ukrainës, presidenti Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë: Ulu në tryezën e bisedimeve para se të jetë vonë! Moska: Nuk do ndalojmë në objektivat tona


K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?