Presidenti Donald Trump ka deklaruar këtë të premte (7 mars 2025) se po shqyrton mundësinë e sanksionimit të Rusisë, deri në arritjen e një marrëveshje për armëpushim ose përfundimin e luftës në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjetin social "Truth Social", Trump i bën thirrje Moskës të ulet në tryezën e bisedimeve para se të jetë tepër vonë.
Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainës. Ukraina u godit nga të paktën 58 raketa ruse dhe 194 dronë mbrëmjen e së enjtes, tha ushtria ukrainase.
Postimi i plotë i Donald Trump:
Duke u bazuar në faktin që Rusia po e “godet” Ukrainën në mënyrë masive në fushëbetejë për momentin, unë po e shqyrtoj seriozisht vendosjen e sanksioneve të gjera bankare, sanksioneve dhe tarifave ndaj Rusisë derisa të arrihet një Armëpushim dhe një MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE PËR PAQEN.
Për Rusinë dhe Ukrainën: uleni në tryezën e bisedimeve tani, përpara se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!”
Sanksionet e reja amerikane nuk do ta ndalojnë Moskën nga realizimi i qëllimeve të saj në Ukrainë, tha të premten një zëdhënës i qeverisë ruse, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të vendosë ndëshkime të reja financiare ndaj vendit për të detyruar një armëpushim.
“Rreshti i parë i postimit është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA-ja është fokusuar në fitoren e Ukrainës. Tani ka një njohje të realitetit se pozicioni i Ukrainës në fushëbetejë është i keq,” tha për CNN zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke iu referuar postimit të Trump në rrj
Sanksionet e reja amerikane nuk do ta ndalojnë Moskën nga realizimi i qëllimeve të saj në Ukrainë, tha të premten një zëdhënës i qeverisë ruse, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të vendosë ndëshkime të reja financiare ndaj vendit për të detyruar një armëpushim.
“Rreshti i parë i postimit është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA-ja është fokusuar në fitoren e Ukrainës. Tani ka një njohje të realitetit se pozicioni i Ukrainës në fushëbetejë është i keq,” tha për CNN zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke iu referuar postimit të Trump në rrjetin social të premten, i cili fillon duke thënë se Moska po e “shkatërron” Ukrainën.
“E vërteta është se Ukraina ka humbur, sepse ajo kishte besim dhe u mbështet tek administrata e mëparshme e Shtëpisë së Bardhë. Sa i përket sanksioneve të reja, ne kemi përballuar kaq shumë sanksione deri më tani dhe ato nuk na kanë ndaluar nga realizimi i objektivave tona,” shtoi Zakharova.
Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainës. Ukraina u godit nga të paktën 58 raketa ruse dhe 194 dronë mbrëmjen e së enjtes, tha ushtria ukrainase.
Komente

trump Mire Ukrainen e kontrollon, po Rusise mender cfare do i beje? Eh pika meren me nje lunatik qe varet si gdhihet perdite.Putin e di shume mire se cfare po ben dhe ky orangutang portokalli, ka mre kot ... po shume kot. Europa thote ta armatosim, dhe pret Rusine te beje sehir? Ah ta dije ky i shrete cfare monopati i eshte futur. Rusia e ka te fituar luften tashti po englediset ...
PërgjigjuKy zoteri ma se pari duhet te troket ne Bruksel para se te flet me Mosken ,Keta te 4 e detyruan Rusine qe te filloj luften ,Ukraina ra dakord ne vitin 2015 por kush e refuzoj perendimi Amerika,Franca ,Gjermania,dhe Britania e madhe i premtuan arme Ukraines qe ta vazhdoj luften dhe keshtu ndodhi se keta njerez kane dy fytyra nuk e ka fajin Rusia ,keta te perendimit duhet ta pyesin Zelenskin kush e beri Ukrainen te madhe ( Bashkimi Sovjetik) por kush dota zvogloj Ukrainen RUSIA a e mban mend Ukraina teritoret e Polonise ku dhan jeten 210,000 ushtare edhe nji teritor te Rumanise,Hungarise dhe Molldavise pra dicka cka ke vjedhur nuk dote behet e jotja,per kete duhet te flas perendimi me Ukrainen neqoftese duan paqe.
Përgjigju