Rusia sulmon Odesën me 20 dronë kamikaze

8 Shtator 2023, 11:40| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 11:41

  • Share

1692382621_rusiirandron.jpg

Forcat ruse kanë sulmuar rajonin Odessa me 20 drone kamikaze Shahed, sulmi i pestë në një javë kundër rajonit nga i cili Ukraina eksporton shumicën e produkteve të saj bujqësore përmes detit të Zi.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase, sipas të cilave 14 nga dronët iranianë të nisur nga Rusia janë rrëzuar. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, dronët u lëshuan nga vetë territori i Federatës Ruse dhe nga gadishulli i Krimesë, i cili është ligjërisht pjesë e Ukrainës, por që është pushtuar që nga viti 2014 nga Moska. 

Mbetjet e dronëve të rrëzuar kanë shkaktuar dëme në një ndërtesë të pabanuar. Rusia ka sulmuar sistematikisht portet dhe infrastrukturën portuale të Odesës që kur Kremlini njoftoi përfundimin e të ashtuquajturës marrëveshje të grurit, në të cilën u zotua të lejonte nisjen e grurit ukrainas përmes tre porteve ukrainase të Detit të Zi.

Sulmet ruse kundër këtyre infrastrukturave kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale që minon kapacitetin eksportues të Ukrainës dhe gjithashtu shkatërruan mijëra ton grurë, produkte bujqësore që duhet të kishin arritur në tregje të tjera, kryesisht në ato afrikane.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Putin vrau Prigozhin! Ukraina gati për të shkruar në zgjedhje


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?