Dymbëdhjetë anije të eksportit të grurit janë larguar nga portet e Ukrainës sot, pavarësisht se Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave e ndërmjetësuar nga Turqia-OKB, sipas ministrit të infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.
Ministri i infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov ka shkruar në Twitter:
“Sot 12 anije u larguan nga portet e Ukrainës. Delegacionet e OKB-së dhe Turqisë ofrojnë dhjetë ekipe inspektimi për të inspektuar 40 anije që synojnë të përmbushin nismën e grurit të Detit të Zi. Ky plan inspektimi është pranuar nga delegacioni ukrainas. Delegacioni rus është informuar”.
Ekspertët kanë paralajmëruar se çmimet e drithërave do të rriten, ndërsa OKB, NATO e aleatë të tjerë perëndimor i kanë bërë thirrje Rusisë të rishikojë vendimin.
Lajmi kryesor:
Zbardhet telefonata, Biden i irrituar nga Zelensky! Dalin nga Ukraina 12 anije me drithëra falë ndihmës së Turqisë e OKB! Sulmi me raketa lë Kievin pa drita dhe ujë
K.T./ReportTv.al