Nga Tirana, kreu i NATO-s Mark Rutte foli për zhvillimet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai tha se presidenti rus gaboi duke mos shkuar në Turqi, ku pritej të takohej me Zelenskyn, por dërgoi një delegacion të nivelit të ulët.
Rutte deklaroi gjithashtu se Rusia nuk do të mund të marrë më asnjë kilometër territor ukrainas.
“Ukraina të ketë çfarë i duhet për të qëndruar dhe për t’i dhënë fund me anë një paqeje afatgjatë. Putin duhet të kuptojë se pas një marrëveshje paqeje s’do të ketë mundësi të sulmojë dhe aneksojë territore të tjera të Ukrainës. Mendoj se Putin ka bërë gabim duke dërguar delegacion të nivelit të ulët në këtë takim. Tani topi është në fushën e tij, duhet të tregojë serioz për paqen që kërkojmë.
Ai e kupton situatën, ne kemi negociuar shumë kur isha kryeministër i Holandës. E di se është në telashe se ka gabuar duke dërguar delegacion të nivelit të ulët. Ukrainasit u ulën në tavolinë, dërguan një delegacion që është i gatshëm dhe tani është momenti për t’i dhënë fund këtij ngërçi dhe për të arritur një marrëveshje të rëndësishme. Putin nuk do të përpiqet më të aneksojë edhe një milje apo km tjetër nga Ukraina.”, u shpreh Rutte.
Lajmi kryesor:
Samiti i Komunitetit Politik, Rama pret liderët, mes tyre edhe Zelensky! Kallas: Shqipëria, progres të shkëlqyer me reformat! Rutte: Rusia s’do marrë më asnjë kilometër në Ukrainë
Xh.D/ReportTv.al