Politikë

S'ka rinumërim për Shkodrën dhe Dibrën, KAS rrëzon ankimim e PD

11 Qershor, 19:52| Përditesimi: 11 Qershor, 21:11

  • Share

1749545106_kas.jpg

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar dy kërkesa ankimore të depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), të cilat kërkonin shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit 2025 në qarqet Dibër dhe Shkodër. 

PD kishte bërë kërkesë për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër dhe Dibër për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025'

Por, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për Qarkun e Dibrës dhe Shkodrës.

'Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vijoi me shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 41, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1314, datë 22.05.2025 - të KSHZ - "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025". 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Dibër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Dibër”. Në seancën e KAS u rinumëruan dhe u vlerësuan votat e kandidatëve të subjektit zgjedhor Koalicioni PD-ASHM, për 42 qendrat e votimit të qarkut Dibër. 

Në përfundim të shqyrtimit, me shumicë votash KAS rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 41, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Dibër, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova.  Ndryshimin e vendimit të nr. 1314/2025 të KSHZ “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 

Gjithashtu, përfundoi shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 44, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “ 1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1312, datë 22.05.2025 - të KSHZ - "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025". 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku –Shkodër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Shkodër”.

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 44, të Koalicionit PD-ASHM, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore qarku Shkodër, si të pa mbështetur në ligj dhe në prova. Lënien në fuqi të vendimit 1312/2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”', thuhet në vendim. 

Tabela e rezultatit të votimit të kandidatëve të subjektit zgjedhor PD – ASHM:
- Alketa Agolli i shtohen 10 vota
-Basir Çollaku i hiqen 8 vota
-Xhemal Gjunkshi i shtohen 17 vota
-Përparim Spahiu i hiqen 49 vota
-Ismail Uka i shtohen 4 vota


Lajmi kryesor:

Hapen 42 kutitë e Dibrës, demokratët vodhën votat e njëri-tjetrit! Ngushtohet diferenca Spahiu-Gjunkshi! KAS rrëzon ankimin e PD për Shkodrën


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?