Publikohen të dhënat e Censit 2023: Në Shqipëri 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë! Popullsia tkurret me 419 mijë në krahasim me 2011

28 Qershor, 11:25| Përditesimi: 28 Qershor, 23:59

  • Share

TIRANË- Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit që u zhvillua në vendin tonë në muajt shtator-nëntor 2023.. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë, konkretisht 755,950 familje, me madhësi 3.2 anëtarë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%.

Por megjithëse numri i popullsisë ka rënë, numri i banesave është rritur me 70 mijë banesa. Në Shqipëri sipas të dhënave të Censit 2023 ka 1.082.529 banesa, ndërsa në vitin 2011 kishte 1.012.400 banesa.

'Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Sot, kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njejtën kohë, se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve.

Por, nuk do të mjaftohemi me rezultatet që do të ndahen me ju sot, pasi puna dhe angazhimi ynë do të vijojë për sigurimin e informacioneve të detajuara, në nivel qarku, bashkie apo njësie më të vogël gjeografike. Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë.

Të dhënat, janë një e mirë publike, dhe ju ofrohen hartuesve të politikave, vendimarrëseve, studiuesve, bizneseve, për ti përdorur për planifikimin zhvillimor, analizën e dukurive demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre në praktikë në dobi të shoqërisë sonë.

Në emër të INSTAT dhe Ekipit të cens, falenderoj qytetarët për kontributin e tyre në përfundimin me sukses të këtij procesi, duke dhënë informacion për veten dhe familjarët e tyre.'- tha Elsa Dhuli, drejtoreshë e Insitutit të Stastikave.

Rezultatet e këtij censi konfirmuan edhe trendin e plakjes së popullsisë si rezultat i uljes së lindshmërisë, pasi afro 667 mijë qytetarë i përkasin moshës mbi 60 vjeç. Referuar të dhënave të detajuara rezulton se mosha mesatare në Shqipëri është 42,5 vjeç, 7 vjet më e moshuar se sa një dekadë më parë.

Por si paraqitet shpërndarja e popullsisë në raport me besimin e tyre?

 Vendi rezulton me shumicë myslimane, 1.101  banorë, më pas besimi Katolik me mbi 200 mijë banorë dhe më pas besimtarë Ortodoks me mbi 173 mijë banorë. Mbi 85 mijë janë deklaruar ateistë ndërkohë që 244 mijë nuk janë përgjigjur pyetjes apo nuk janë cilësuar.

Kurse sa i takon debatit të madh mbi minoritetet kryeson Greqia. Nga rezultatet e CENS tregohet se në vendin tonë jetojnë 23.485 persona me shtetësi greke, ndjekur nga egjiptianët me 12.375 persona, më pas janë bullgarët me mbi 7 mijë, aromunët me 2.4 mijë e vijohet me maqedonasit me 2.2 mijë banorë.

Sa i takon statusit martesor, rezulton se 54.9% janë të martuar, 36.6% beqar, 7% të ve dhe 1.4% e popullsisë e divorcuar.

 Dendësia e popullsisë së Shqipërisë është 83,6 banorë për km2. Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98,2 meshkuj për 100 femra. Pesë në gjashtë persona të moshës njëqind vjeçare në Shqipëri janë gra.Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës.

Popullsia sipas besimit fetar
Besimi Fetar Mysliman 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë - Ortodoks 173.645
Ungjillore 9658
Tjetër besim 3670
I pacilësuar 332.155
Ateist.  85.311
Nuk përgjigjen 244.331
Nuk disponohet 134.451

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 16:32
Korça me uljen me të pakët të popullsisë në krahasim me gjithë qytetet shqiptare

Në vitin 2011, Korça numëronte 75,994 banorë, sipas të dhënave të Censusit të atij viti. Pas dymbëdhjetë vjetësh, popullsia e qytetit ka pësuar një rënie, duke arritur në 60,754 banorë në vitin 2023. Ky ndryshim tregon një tkurrje të ndjeshme të popullsisë, një fenomen që ka prekur të gjithë vendin në mënyra të ndryshme.

Megjithatë, Korça paraqitet më mirë se pjesa më e madhe e qyteteve të tjera të Shqipërisë përsa i përket shkallës së uljes së numrit të popullsisë. Ndërsa qytete të tjera kanë përjetuar rënie dramatike dhe të shpejtë të popullsisë, Korça ka ruajtur një stabilitet relativ në këtë aspekt. Ky fenomen mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, duke përfshirë zhvillimet ekonomike, infrastrukturën dhe shërbimet publike të cilat mund të kenë kontribuar në mbajtjen e një pjese të madhe të popullsisë brenda qytetit.

Në një kontekst më të gjerë, rënia e popullsisë mbetet një sfidë serioze për të gjithë vendin, duke kërkuar politika dhe strategji të reja për të stimuluar rritjen dhe mbajtjen e popullsisë. Por shembulli i Korçës tregon se, edhe pse ulja e popullsisë është një realitet i pashmangshëm për momentin, është e mundur të menaxhohet në mënyrë që të minimizohet ndikimi negativ dhe të ruhet një nivel relativisht i qëndrueshëm i banorëve.

Ora 13:47
Censi 2023, 54 % e popullsisë të martuar, 36% beqarë

1703504517_1703504465gjirokaster.jpg

54.9% e popullsisë në vendin tonë në bazë të të dhënave të Censi 2023 rezulton e martuar. 

Sipas Censit, 54,9 përqind e popullsisë rezulton i/e martuar, 36,6 përqind janë ende beqar, 7,0 përqind kanë status “I/e ve” dhe 1,4 përqind e divorcuar ose e ndarë.

Deri në moshën 30 vjeç, përqindja e individëve beqar është më e lartë. Pas moshës 30 deri në 85 vjeç, rritet përqindja e personave të martuar, duke arritur pikun me rreth 88 përqind në grupmoshën 45-64 vjeç. Pas moshës 65 vjeç e lart, përqindja e individëve të ve, ka një rritje të konsiderueshme.

Statusi martesor
54.9% të martuar 
36.6% beqar
7% i ve
1.4% të divorcuar.

Ora 13:10
Censi 2023, 32% e popullsisë jeton në Tiranë

1718436602_tirane.JPG

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Censi 2023, 32% e popullsisë jeton në qytetin e Tiranës.

Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 përqind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 përqind ndaj popullsisë gjithsej. Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6 dhe 2,5 të popullsisë respektive.

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.

Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023.

Ora 13:01
‘Arsimi’/ Censi 2023, mbi 204 mijë banorë në Shqipëri me master

1694410307_shkoll.JPG

Janë publikuar të dhënat e Censit 2023, në lidhje me arsimimin e popullsisë. Nga të dhënat ka rezultuar se mbi 200 mijë shqiptarë rezultojnë me nivelin arsimor të diplomimit me ‘Master’.

Të dhënat e censit tregojnë se 96,8 përqind e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart kanë përfunduar ose janë duke ndjekur shkollën, 97,2 përqind meshkuj dhe 96,4 përqind femra. Përqindja e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart që nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën ka rënë nga 4,1 përqind në Censin e vitit 2011 në 3,2 përqind në Censin e vitit 2023.

Më shumë se gjysma (55,0 përqind) e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart kanë përfunduar arsimin e mesëm ose arsimin e lartë6 . Për popullsitë përkatëse meshkuj dhe femra, kjo shifër është 57,9 përqind dhe 52,1 përqind. 38,8 përqind e popullsisë 15 vjeç e lart ka përfunduar arsimin e mesëm të ulët, dhe 34,8 përqind kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, i konsideruar dhe si niveli minimal që ndihmon individët të kenë një pjesëmarrje të plotë në shoqëri dhe për të jetuar një jetë të plotë. Rreth 0,6 përqind e popullsisë 15 vjeç e lart nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor. Vërehet një rritje në përqindjen e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart me arsim të lartë të përfunduar (universitar dhe pasuniversitar) nga 10,7 përqind në Censin e vitit 2011 në 20,2 përqind në Censin e vitit 2023.

Nga popullsia gjithsej me arsim të lartë të përfunduar, 55,7 përqind janë femra dhe 44,3 janë meshkuj. Përqindja e femrave me arsim të lartë ka ardhur vazhdimisht në rritje, nga 41,1 përqind në Censin e 2001 në 51,0 në Censin e 2011 dhe 55,7 përqind në Censin e 2023. Për grupmoshën 25-34 vjeç, 43,2 përqind e tyre kanë përfunduar arsimin universitar dhe pasuniversitar, pothuajse e njëjta përqindje me popullsinë e BE-së të së njëjtës grupmoshë (43,1 përqind) dhe vetëm 1,8 pikë përqindje më pak se targeti i BE-së prej 45 përqind për 2030.

12655 janë Arsim Fillor
871.110 banor 7/8/9 vjeçar
683.400 banor me të Mesme
192.224 të Lartë
204.086 në Master
Ora 12:55
Censi 2023, 99.4% e popullsisë janë me kombësi shqiptare, 23 mijë grekë e 2200 maqedonas të Veriut

1719566930_8129ea7c1f82410f8e836d46ed0b66d8.jpg

Janë publikuar të dhënat bazë të Censit 2023 sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë. Në bazë të dhënave 99.4% e popullsisë janë me kombësi shqiptare.

Shtetësia

Shqiptarë 2.186.917 
Grek 23485 
Egjyptian 12375
Bullgarë 7057 
Boshnjakë 2963 
Maqedonisë së Veriut 2281
Serbë 584
Malazezë 511
Romë 9813 
Aurumë 2459 
Pa përgjigje 13.507
Nuk disponohet përgjigja 134 451
Asnje  1 142 
Grup etno kulturor i përzier 770
Tjetër grup etno kulturor 3798 

 

Ora 12:46
Censi 2023, publikohen të dhënat e besimit fetar

1719572074_godinafetarekishexhami.jpg

Janë publikuar të dhënat e besimit fetar në bazë të deklarimeve në kuadër të Censit 2023. Nga të dhënat sipas besimit fetar, vendi rezulton me shumicë myslimane, pra me mbi 1.1 milionë banorë, më pas besimi Katolik me mbi 200 mijë banorë dhe më pas besimtarë Ortodoks me mbi 173 mijë banorë. Rezulton se ka një numër të lartë banorësh që nuk janë përgjigjur, apo nuk janë cilësuar.

Besimi Fetar Mysliman 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë - Ortodoks 173.645
Ungjillore 9658
Tjetër besim 3670
I pacilësuar 332.155
Ateist.  85.311
Nuk përgjigjen 244.331
Nuk disponohet 134.451
M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Antea: 01/07/2024 07:06

    Une nje pyetje nga salla kam: Si eshte e mundur qe shtetasit me arsim te larte te jene 192.224 dhe shtetasit me master qe eshte arsim me i larte te jene 204.086?

    Përgjigju
    • Ritkhim: 08/09/2024 14:21

      Psh nje emigrant me bachelor nga greqia eshte rikthyer dhe ka bere vetem masterin pra llogaritet si database vetem masteri ne R.Shqipeirse , por ka njerez me dy apo tre master por nje bachelor ndaj them merret me shume mundesi si mestare

  • Pandemia: 28/06/2024 18:37

    Kjo tregon qe plazhi rakia ne pandemi nuk i gjet gje popullin , dhe e dyta ne pandemi nuk kishte emigrim dhe shume persona skishin cfare te benin dhe keshtu bene 2-3 femije ne pandemi kjo e rriti popullsine mesa duket , nga pandemia shume jane bere prinder

    Përgjigju
  • Speci: 28/06/2024 17:22

    edhe ne europ kan vite qe gjoja qahen qe ka me shum minus se sa plus ne jet humane duke dit qe njerzeve ja kan fut dy kembet ne nje kepuc ne ekonomi , edhe ketu tek ne hipokrizia nuk mungon qe e dine mire qe pjesa me e mir e njerzeve me zor arrin funin e muajit dhe normalisht vetem budallenjt i shtojn peshe vetes duke pruar fatkeqin ne jet

    Përgjigju
  • Djdjsjajs: 28/06/2024 17:21

    Ahahahaha jopo 24 milion ktu ska mbet kemb rrobi

    Përgjigju
  • Hahah hajgare bre: 28/06/2024 16:37

    Ku i ka shqiperia 2.4 mln banor sa e keni korruptu agjensine e popullates. As 1.5 mln ska mbetur ne shqiperi qe jetojn gjith vitin aty. Turp te keni

    Përgjigju
  • Alb: 28/06/2024 15:38

    Kjo ashte pasoja e politikes trathtare 34 vite

    Përgjigju
  • Tirona: 28/06/2024 15:22

    Për tmodhin zot rrejn. SKA SHONCEEEEE 2.4 MILION SHQIPNIA. Burim i sigurt informacioni nga INSTAT 100000% . Vetëm po i kan bo naj shumzim X 2 ..

    Përgjigju
  • AltinTop: 28/06/2024 13:46

    (32% e 2,4 milion jane 750 mije) e shqiptareve jetojne ne Tirane... Veliaj thot qe Tirana i ka kaluar 1 milion banoret... Hajde merre vesh

    Përgjigju
    • Ring: 28/06/2024 15:47

      Jane edhe 750 mij te tjere qe jetojne ne Tirane por me shpi te rregjistruar jane ne fshat apo ne qytete te tjera. Statistikat tregojne vetem ata qe ju pergjigjen pyetjeve diten e intervistes.

  • Censura: 28/06/2024 13:30

    Census i bo nga zyra. Aty ke vetëm 1.8 milion banorë që janë në rënie të lirë. Jo shtet të bëjë Rama me shokët opozitarë aty po dhe mbretëri nuk kthehet njeri të jetojë aty.

    Përgjigju
  • Pagani: 28/06/2024 13:13

    Po besimi fetar Pagan ku eshte?

    Përgjigju
    • Dakord: 28/06/2024 14:00

      Te kategoria "tjetër besim".

    • Tani: 28/06/2024 13:24

      Po besimi reformist.

  • diku: 28/06/2024 13:13

    Shpejt i publikuat per keta greket e dhire.Nuk ka ndonje gje duhet pyetur veten pse keta po lene vendin.ka 34 vjet qe ai shtet drejtohet nga Ilir meta Edvin Rama edhe Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Cenusimashtrim: 28/06/2024 13:01

    134000 skane as fe as kombesi hahahahahaha

    Përgjigju
  • Politika keqe: 28/06/2024 12:59

    Kjo duhet te jet thirrje per politikanet shqiptar. E keni zbrazur kete komb, na keni bere ate qe serbi greku dhe turku nuk arriten te na e benin.

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/06/2024 12:54

    Çfar rëndēsie ka sa jemi rēndēsi ka qē tē jemi mir qē Shqiptarēt tē mos hikin mē por tē kthehen nē Shqiprin e bukur. Roft Shqipria rrofshin Shqiptarēt kudo nē Bot qē jan.

    Përgjigju
  • Kr8: 28/06/2024 12:21

    Nuk dalin llogarite. Vetem ne BE te larguar me dokumebta dhe azil jane mbi 600.000

    Përgjigju
  • Partia: 28/06/2024 12:20

    Aahahhahahahahahahaahahahhahahajajajaahhahahahahahahahahahahahahahahagagagahhahahahahaha, ne aq sjemi bashkë me bagëtitë.

    Përgjigju
    • Mara Mara: 28/06/2024 13:49

      Mara Mara, emigrimi ste paska ndihmuar te harrosh sufllaqet, partia te ka derguar atje për semaforë?

    • Beratasi: 28/06/2024 13:25

      Kr8 dhe Partia ju kokqypa analista të divanit vetëm Tirana është 1 milion banorë + Durrës Elbasan Fier Korçë dalin llogaritë dhe mirë fare biles. Po një gjë është e mirë që grekët paskan ngelur pak si në kohën e Enverit

    • Mara emigrante ne Itali: 28/06/2024 13:05

      Sa mireqe e paske kuptuar qe je bageti o parti .

  • Emigrant 2017: 28/06/2024 12:14

    Edhe kaq se besoj se kane ngelur ,por po e besojme... Tmerr se si e that dhe e shkretuat vendin o rrobqira te cdo lloj krahu, ngjyre, e partie politike. Mos ju qeshte buza ne breza o pragshkerdhyer majtas djathtas e ne qender!

    Përgjigju
  • adela: 28/06/2024 12:14

    2.4mil? SKA SHANCE. jan a sjan 1.8 mos me pak. ore kush i nxjer keto the dhena, apo keni fut dhe te vdekurit. 1.8 me mik i ke dhe per nja 7-8vjet 1 do veme

    Përgjigju
    • Partia: 28/06/2024 19:46

      Ssssshhhhtttt se te turren sufllaqexhinjte si Mara gjoja emigrante.

  • Arber: 28/06/2024 12:03

    Eshte me shume se 17%, viti pas viti njerezit braktisin vendin ku nuk ka DREJTESI+ ARSIM+ SHENDETESI, askush edhe nga gjoja klasa e MESME Shqiptare nuk i rrit femijet ketu. Tani vetem nje grusht hajnash te veshur me pushtet politik qe kane degjenuarr vendin do rrine me didsa sherbetore nga vende te Azise. Kjo eshte Shqiperia e sateliteve dhe inteligjences artificiale me Citjanet e kryeministrit+ Opozites bandite te udhehequr nga nje antishqiptar si sali berisha & COmpany (lule basha like floriri) i cili do shpetohet nga kthetra e burgut nga MIKU i ti Edi Rama & Gjyqtaret e korruptuar

    Përgjigju
    • Alvanosi: 28/06/2024 17:38

      Ore, sinqerisht, kaq e vështirë është për polikanët ta kuptojnë ktë koncept kaq të thjeshtë? S'duam të jemi milionera, por po patëm Drejtësi, Arsim dhe Shëndetësi, s'të ikën kush nga Shqipëria.

  • Shkodrani: 28/06/2024 12:02

    E tmerrshme! Nje renie popullsie me 500000 vete do te thote zhdukje e nje qyteti prej 500000 vetesh brenda 10 viteve. Kjo situate demografike duhet te jete nje alarm per qeverine, per shtetin, sepse mungojne politikat mbeshtetese te familjeve, mungojne politikat mbeshetese te punesimit, mungojne politikat qe i japin garanci shqiptareve qe te jetojne, te shumohen, te prosperojne ne kete vendin tone qe quhet Shqiperi. O politikane, o drejtues hajdute, e keni kthyer Shqiperine ne nje vend SHTERPE! Po ndertoni rruge e tunele... per ke? Per fantazmat...as afrikanet nuk kane deshire te qendrojne ne kete Shqiperi te sterilizuar. Me keto ritme, pas 10 viteve, Shqiptaret do i gjeni vetem ne Tirane dhe ne Babrru! Do zhduket Shkodra, Elbasani, Korca, Fieri, Berati, Vlora do jete me italiane pensioniste qe nuk pjellin me!... Gjirokastra eshte zhdukur. BRAVO, BRAVO, BRAVO!

    Përgjigju
    • Ring: 28/06/2024 14:13

      O rrot shkodrani, shqiptaret nuk bejne femije dhe kjo eshte thelbesore. Njesoj si ne Itali e Greqi apo edhe ne vende te tjera ku popullsia po bie ndjeshem megjithese kane shume emigrante ne vendet e tyre.

  • Pensionisti: 28/06/2024 11:57

    Domethene shpopullimi na doli nje vrime ne uje. Mos harrojme qe numerimi eshte bere per ata qe jetonin ne Shqiperi ato dite por te pakten me qindra mijera jetojne midis Evropes dhe Shqiperi dhe kane rezidenc te dyfishte. Pak a shume qe nga 2011 popullsia nuk ka ndryshimet te medha. Njerezit ikin e vijne sipas interest.

    Përgjigju
    • Emigranti: 28/06/2024 15:43

      Ballkonistet e Saliut pasi na cane drrasat me shpopullimin tani rrine si moti ne shi. Jane aq trushplare sa nuk kuptojne qe popullsia bie nga lindjet e pakta dhe do vazhdoi te bie per sa kohe shqiptaret nuk duan familje me shume femije ose me keq nuk duan te krijojne familje. Njerezit emigrojne dhe kthehen ne Shqiperi sipas interest e jo sipas Saliut e Rames.

    • Toni: 28/06/2024 14:19

      Di te lexosh mor gomar? Te kane ikur mbi 400 mije njerez ne 10 vjet. Shqiperia po vdes nga politikanet plehra te te gjithe kraheve. Duhet nje revolucion qe ti coje Ramen,Salen e Meten ne gijotine si antikombetare.

    • Emigranti 2017: 28/06/2024 13:36

      Ti nuk ke rrjedhur, por ke pjerdhur o pensionist patronazhist.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?