Edhe pse sa ishte gjallë dhe deri në frymën e fundit e pati armikun e tij politik, duke ftohur marrëdhëniet e mira që patën në fillim, Sali Berisha përpiqet që pas vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, të thotë vetëm fjalë të mira për të.
Rugova ishte kundër diskursit politik që ndoqi Berisha pas vitit 1997 dhe veçanërisht gjatë dhe pas luftës së Kosovës, ndërsa vitet që pasuan nuk patën më komunikim apo takime.
Por ditën e sotme (22 gusht), kreu i Partisë Demokratike mori pjesë në promovimin e librit “Ibrahim Rugova, arkitekt i pavarësisë së Kosovës”, i ftuar nga autorët e këtij eventi. Ai mbajti edhe një fjalim, ku e cilësoi ish-presidentin “një figurë të civilizuar dhe e ndritur e kombit shqiptar”.
“Rugova ishte garantor i pavarësisë, pacifist radikal, që nuk hiqte dorë nga projekti i tij. Me kulturë të gjerë, pasardhës i një familje atdhetare. Garant i lirive e të drejtave të të gjitha etnive në Kosovë, malazezëve, serbëve, turqve etj”, tha ai mes të tjerash.
Madje në një moment bëri edhe gafë, ku ngatërroi pavarësinë e Kosovës me të Shqipërisë.
“Ai ishte garantori kryesor i pavarësisë së Shqipërisë..., i pavarësisë së Kosovës..., me falni!”.
Berisha tha se Rugova ishte marrë peng nga Millosheviçi gjatë luftës dhe mbajti një qëndrim të ndryshëm ndaj saj, por firmosi Marrëveshjen e Rrambujesë edhe pse kishte mosmarrëveshje me UÇK-në.
“Mbajti një qëndrim të ndryshëm ndaj luftës, padyshim. Pas çlirimit të Kosovës qarkulluan iderat e konfederatës dhe pati lëkundje serioze për mbështetjen e këtij projekti edhe nga faktori ndërkombëtar. Rugova qëllonte përsëri, e ka meritë, se pavarësisht me kundërshtitë që pati me udhëheqësit e UCK, ai firmosi Rambujenë dhe një bashkëpunim luajal pas luftës me elitën e Kosovës, u mësoi doktrinën e shtetformimit dhe shtetdrejtimin e Kosovës së pavarur. Gjatë luftës e mori peng, e rrëmbeu Millosheviçi, ishte e qartë. Miqtë tanë të SHBA u mërzitën edhe me UÇK në atë kohë, e një ditë bisedon me të dërguarin e presidentëve amerikanë në Tiranë dhe ia them edhe çështjen, se në atë kohë kishte dhe një ftohje. Politikani që bën betejë me misionarin, e ka të humbur gjithmonë betejën”, tha Berisha, duke vijuar me lartësimin e figurës së ish-presidentit kosovar pas vdekjes.
Ai e krahasoi Rugovën me Nënë terezën, Skënderbeun dhe Ismail kadarenë, ndërsa bëri në fund edhe një denoncim.
“Denoncoj me forcë mbajtjen prej 5 vitesh të shtatores së Ibrahim Rugovës në magazina nga narkoregjimi”, përfundoi kreu i PD-së.
Kryetari i Partisë Demokratike u përpoq që gjatë fjalës që mbajti për ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë eventit për promovimin e librit për të, ta vendoste veten e tij në qendër të marrëdhënieve dypalëshe sikur mes tyre të mos kishte ndodhur asgjë.
Në narrativën e tij për kujtimet që kishte me Rugovën, ai e vuri veten në rolin e ‘negociatorit’ apo aleatit të madh, deri në takime diplomatike.
Por Berisha nuk i shpëtoi as gafave epike, ku ngatërroi pavarësinë e Kosovës me atë të Shqipërisë.
Teksa tregonte një bisedë të Rugovës me ish-presidentin amerikan Bill Klinton, ku kërkonte pavarësinë e Kosovës, kreu i selisë blu u bë ‘lëmsh’.
“Pas lufte... ju them unë juve... ai ishte (Rugova) garanti i pavarësisë së Shqipërisë.... i Kosovës, më falni!”, tha ai dhe e kaloi me buzëqeshjen e tij karakteristike.
Komente

Ashtu si Edvin Rama, pervers. I njejti mall. Popull kurve. Me memorie te fshire. Dy mbeturina te komunizmit qe mashtrojne nje popull qe vetem ha fara dhe dhjet dhe ben politike me koken dhe barkun bosh. A e mbani mend dashurine e Like burgaxhiut me Edvin pederastin, e njejta gje eshte. Kazan i paguar per te shkruar cfare ju japin perverset.
Përgjigju