Kronikë

Sadushi bën homazhe në nderim të Astrit Kalasë: Siguria në gjykatat shqiptare është zero, gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi (VIDEO)

8 Tetor, 09:42| Përditesimi: 8 Tetor, 10:03

  • Share

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi bëri homazhe në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja. Pasi doli nga Pallati i Kongreseve ku po mbahen homazhet, ai foli shkurtimisht për mediat, teksa tha se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero dhe se gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi.

“Patjetër që duhen marrë masa se situata është shumë kritike. Gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria është në nivelin zero. E them me bindje të plotë dhe nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Astrit Kalaja! I gjithë shteti në homazhe për gjyqtarin që u vra në sallën e Apelit! Nderohet edhe në Shkodër


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?