Ilirjan Celibashi

Politikë

KQZ vulos rezultatin për Kukësin, Lezhën, Korçën dhe Gjirokastrën, u jep mandatin deputetëve të dalë nga 11 maji (LISTA)

25 Qershor, 09:46| Përditesimi: 25 Qershor, 16:47

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër. Kjo pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e PD-së për këto qarqe dhe konsiderohet e ezauruar në çdo hallkë ankimimi për rezultatin.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shpërndau mandatet për deputetët e zgjedhur në 4 qarqe.

Partia Socialiste në Kukës ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate. Ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Më e gjatë rruga e shpërndarjes së mandateve, që është hapi i fundit që KQZ të certifikojë zgjedhjet, duket për 4 qarqet e tjera ku me kërkesë të PD është vendosur hapja e  kutive të votimit.

Për Elbasanin, verifikimi i fletëve të votimit është mbyllur, ndërsa në pallatin e Sportit Fahrie Hoti vijon të numërohet Tirana dhe më pas do të vijohet me Fierin e Durrësin.

Kukës
PD ASHM  - 2 mandate
Flamur Hoxha (lista e mbyllur)
Isuf Çelaj (lista e hapur)
PS  -  1 mandat
Eduard Shalsi (lista e mbyllur)
Gjirokastër 
PD ASHM - 1 mandat 
Tritan Shehu (lista e mbyllur)
PS - 3 mandate 
Mirela Kumbaro  (lista e mbyllur)
Tërmet Peçi (lista e hapur)
Piro Dhima (lista e hapur)
Korçë
PD – ASHM – 4 mandate
Ivi Kaso    (lista e mbyllur)
Ledina Alolli (lista e mbyllur)
Bledjon Nallbati     (lista e mbyllur)
Fidel Kreka  (lista e hapur)
PS – 6 mandate 
Niko Peleshi (lista e mbyllur)
Romina Kuko (lista e mbyllur)
Genti Lakollari (lista e mbyllur)
Ilirian Pendavinji  (lista e hapur)
Bledi Çomo (lista e hapur)
Besa Spaho (lista e hapur)
Lezhë
PD ASHM – 4 mandate
Agron Gjekmarkaj (lista e mbyllur)
Elda Hoti (lista e mbyllur)
Gjin Gjoni  (lista e hapur)
Kastriot Piroli (lista e hapur)
PS - 3 mandate
Ulsi Manja (lista e mbyllur)
Ermal Pacaj (lista e hapur)
Admir Kadeli  (lista e hapur)

Ne perditesim...

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?