TIRANË- Nuk ka më asnjë pengesë. Sali Berishën, një ish President, ish Kryeministër, politikan që ka dominuar për 34 vite skenën politike shqiptare nuk e mbron më imuniteti nga arrestimi.
Paraditen e sotme (21 dhjetor 2023) në një seancë më pak se 9 minuta, me 75 vota pro, 73 të PS dhe 2 të PSD, pa praninë e demokratëve të Bashës, Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për të kërkuar në GJKKO arrest në burg është arrest në shtëpi për Sali Berishën. Në mesditë Kuvendi dërgoi shkresën në SPAK.
Në votim ishte dhe Kryeministri Edi Rama.
Tentativat e Berishës dhe deputetëve të opozitës që e mbështesin për ta pamundësuar zhvillimin e seancës nisën që herët.
Por mazhoranca i kishte marrë masat. Socialistët dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë paraqitur rreth 2 orë para në Kuvend, duke e kapur në befasi planin e opozitës.
10 deputetët që kishin në fuqi vendimin e përjashtimit nga Sekretariati i Etikës u ndaluan të hyjnë.
Megjithatë edhe në këtë seancë nuk mungoi kaosi i krijuar nga Berisha. Flamur Noka më aktivi nga të gjithë, në dy momente goditi edhe punonjës të Gardës së Republikës, edhe pse më herët ka qenë ministri i Brendshëm i vendit, pra edhe ministri i tyre.
Noka ishte pajisur mirë me tymuese, të gjitha blu dhe të gjitha të ndezura prej tij, i asistuar më çakmak nga Gazment Bardhit. Të dy rrezikojnë një dënim deri në muaj përjashtim tani që rregullorja e re është miratuar.
Kryeparlamentarja Nikolla thirri emrin e Sali Berishës për të folur dhe për të mbrojtur veten por ky i fundit nuk pranoi, duke kërkuar largimin e gardës.
E gjitha kjo nuk e pengoi ngritjen e kartonëve jeshilë, 75 të tillë, të mjaftueshëm për ta bërë Berishën politikanin më të rëndësishëm shqiptar gati për t’u arrestuar.
Ndërkohë kundër arrestit ishte vetëm një grup militantësh në më pak se 60 minuta grumbullim, ku u shfaq edhe vajza e tij Argita Malltezi.
Për të kujtuar se sipas tyre protesta bëhet për të drejtat kushtetuese të opozitës dhe jo për Berishën kishte menduar në mënyrën e tij deputeti Dash Sula. Kërkoi komisionet hetimore, me një tufë qepësh të njoma në dorë, që ‘iu sekuestrua në hyrje’ të Kuvendit.
Pas votës në Kuvend, protestës iu bashkua Berisha, i cili foli pak minuta dhe militantët i shpërndau shpejt, dhe iu drejtua zyrës së tij në seli.
Vendimi i Kuvendit iu dërgua SPAK-ut dhe ky i fundit i propozon Gjykatës së Posaçme GJKKO një masë të re sigurie për Berishën, i cili refuzoi të plotësonte masën e mëparshme detyrim paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore.
Referuar procedurës ligjore, pas depozitimit të kërkesës së SPAK në gjykatë kjo e fundit ka 5 ditë kohë për shqyrtimin e saj.
Dokument heqja e imunitetit të deputetit Berisha
Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali sheh si pozitive zhvillimet e SPAK-ut në raport me Sali Berishën. Pasi Kuvendi i hoqi sot imunitetin Berishës dhe i dha autorizim SPAK-ut të ndërmarrë masë ndaj arresti ndaj ish-kryeministrit, Spiropali ka përshkruar situatën me një thënie të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur anglez William Shekspir.
‘S'ka natë që s'ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.’- shkruan ministrja socialiste teksa ka publikuar edhe një bardhezi të Sali Berishës.
Pas heqjes së imunitetit Sali Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij se si do të veprojë për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.
Prononcimi i Berishës te selia blu
Berisha: E patë se cili ishte ligji. Cilido që lexon procedurën dhe sheh, sheh një bandë antikushtetuese në veprim. Kjo është e vërteta.
Pyetje: Cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë PD...
Berisha: Partia Demokratike do të marrë çdo masë për ti dhënë përgjigje Edi Ramës.
Pyetje: Keni zhvilluar takime me deputetët sot, çfarë këshillash i keni dhënë, për çfarë diskutuat.
Berisha: Bisedat private nuk mund të jenë objekt. O sot o kurrë, kjo është motoja.
Pyetje: Cili ishte reagimi i deputetëve, a e aprovuan këtë kërkesë tuaj...
Berisha: I shkëlqyer, i shkëlqyer.
Pyetje: Nëse gjykata merr vendimin për arrest në shtëpi apo në seli...
Berisha: Çështje që do të diskutohet me avoketërit
Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës. Report Tv sjell momentin kur postieri dorëzoi në SPAK të protokolluar vendimin e marrë nga pushteti legjislativ në sencën plenare të ditës së sotme (21 dhjetor).
Me xhup, xhinsa, syze dielli dhe çantë shpine postieri i hipur mbi një skuter ndalon para godinës së SPAK për të dorëzuar letrën.
Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet Gjykatës së Posaçme, konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.
Referuar procedurës ligjore, pas depozitimit të kërkesës së SPAK në gjykatë kjo e fundit ka 5 ditë kohë për shqyrtimin e saj.
Kuvendi miratoi sot kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në këtë foto shihni disa nga momentet kur deputetët socialistë ngritën kartonin jeshil për arrestimin e Sali Berishës, ndërsa nga ana tjetër opozita ndezi tymuese ngjyrë blu.
Deputeti Erion Braçe shkoi në seancë me maskë, ndërsa ministri Taulant Balla apo deputeti socialist Fatmir Xhafaj u panë të buzëqeshur.
Në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ngriti kartonin pro arrestimit të Berishës.
Verëm pak orë pasi miratoi me 75 vota pro Kuvendi i dërgoi SPAK-ut pranimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
VENDIM
Nr. 127/2023
PËR KËRKESËN E PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TIRANË, PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR ARRESTIMIN/HEQJEN E LIRISË SË DEPUTETIT SALI BERISHA, NËPËRMJET ZËVENDËSIMIT TË MASËS SË SIGURIMIT
Në mbështetje të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 118, pikat 4 dhe 5, e 55 të Rregullores së Kuvendit, me rekomandim të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Miratuar në datën 21.12.2023
KRYETARE
Lindita NIKOLLA
Tashmë ‘topi’ është në SPAK, i cili pritet t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për arrest me burg ose arrest shtëpie për Berishën.
Seanca plenare e ditës së sotme që po ashtu zgjati rreth 8 minuta siç ka ndodhur së fundmi për shkak të kaosit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, u përfshi sërish nga tymueset.
Këtë herë, nga fotot e publikuara nga LSA shihet deputeti Gazment Bardhi teksa i jep një çakmak Flamur Nokës dhe ky i fundit ndez tymueset me qëllim ndërprerjen e seancës plenare ku u votua heqja e imunitetit të deputetit Sali Berisha.
Por ndryshe nga seancat e kaluara, pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të propozuar nga PS, deputetët që ndezin tymuese rrezikojnë përjashtimin deri në 60 ditë.
Kuvendi i Shqipërisë votoi sot heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha duke i hapur rrugë arrestimit të këtij të fundit pas kërkesës së SPAK.
Por cila është procedura që ndiqet pas votimit në Kuvend?
Një korrier i Kuvendit, paraqitet në SPAK dhe dorëzon të protokolluar vendimin e marrë nga pushteti legjislativ në sencën plenare të ditës së sotme (21 dhjetor). Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet Gjykatës së Posaçme, konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.
Pas vendimit të gjykatës, agjentët e BKH dhe policia e shtetit ekzekuton vendimin për arrestin e Berishës.
Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, me 75 votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, pasi refuzoi të zbatonte vendimet e GJKKO-së.
Në momentin kur Berisha doli krah tij ishin deputetët Albana Vokshi, Tritan Shehu dhe Luçiano Boçi. Në një moment i dhanë të pijë ujë para se të afrohej tek grupi i vogël i militantëve që ishin mbledhur para kuvendit
Pasi Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit të tij në kuadër të kërkesës së SPAK për ta arrestuar nën akuzën e korrupsionit për aferën ‘Partizani’, Berisha tha se vendimi i marrë për të do të dështojë.
Ai tha se votimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij, do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë kundër qeverisë.
“Sot narko-parlamenti në një akt antikushtetues votoi në kundërshtim me procedurë kushtetuese dhe ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo tjetër, Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, 2 vite më parë por nëse dështoi me 9 shtator, iu garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë. Se ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimin për shkatërrimin e opozitës por do ta na mobilizojë në shkallën më të lartë dhe nën moton “o sot o kurrë” do i japë përgjigjien këtij regjimi. Parlamenti nga klandestiniteti përfundoi në parlamentin e “vrimës së miut”. Edi Rama u fut sot nga tunelet e hapura që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Beteja vijon më e fuqishme se kurrë më parë”- tha Berisha.
Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit.
Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, 75 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK duke i hapur kështu rrugë arrestimit të Sali Berishës mes tymueseve dhe kaosit të krijuar nga Rithemelimi.
Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.
Tashmë, SPAK do t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. SPAK do të kërkojë ose ‘arrest në shtëpi’ ose arrest në burg’.
Seanca plenare ku pritet të votohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës ka nisur me kaos.
Rithemelimi ka ndezur tymuese në Kuvend. Madje, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, me tymuese në duar jua ka drejtuar në fytyrë punonjësve të Gradës.
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në seancën ku Kuvendi do të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës në kuadër të kërkesës së SPAK për arrestin e tij.
Ndërkohë, nga ora 10:00, ka nisur edhe seanca e Kuvendit.
Argita Berisha i është bashkuar protestës që babai i saj, drejt arrestimit, thirri para Kuvendit, ndërsa u miratua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës.
Në protestë u panë vetëm një grup i vogël militantësh të cilët u larguan për 1 orë, ndërsa në Kuvend tentuan skenarin e kaosit, por ndezën vetëm dy tymuese dhe më pas kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës u miratua.
Në një prononcim për median, Argita Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që të bëhet pjesë e garës për drejtimin e partisë, megjithëse tha se kjo do të varet nga rrethanat.
“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese ishte rënia e një tjetër institucioni ligjor. Njerëzit duhet të vrasin frikën. Berisha do ta udhëheqë opozitën, unë do të jap kontributin tim, ashtu siç kërkohet nga rrethanat, do të dalë në shesh e në çdo rrethanë. PD është një strukturë e mirëorganizuar, nuk është një grupim që veprohet në mënyrë spontane, kjo është përgjigja ime. Nuk mund ta them këtë, nuk është në planet e mia.– tha Argita Malltezi.
Argita u shfaq edhe në protestën e kaluar, kur Këshilli i Mandateve shqyrtoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës.
Përveç babait të saj që pritet të arrestohet për aferën ‘Partizani’, Argitës i është arrestuar edhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
Deputetja Albana Vokshi është përplasur me punonjësit e Gardës, të cilët donin ta kontrollonin për flakadanë.
Ajo s'ka pranuar që t'i ushtrohet kontroll, ndërsa në sallë do të krijojnë kaos, ditën kur Kuvendi pritet t'i hapë rrugë arrestimit të Sali Berishës.
“Kush je ti mo që më thua do të kontrolloj unë. Kalova te skaneri”, tha Vokshi.
Dhjetëra militantë të Sali Berishës janë mbledhur jashtë Kuvendit, ku pritet që në orën 10:00 të nisë seanca ku do votohet heqja e imunitetit të ish-kryeministrit pas kërkesës së bërë nga SPAK.
Me një ekran të madh, ku ndjekin çfarë ndodh në Kuvend, protestuesit, të paktë të numër mbajnë edhe pankarta në duar kundër Gardës së parlamentit dhe qeverisë.
Deputeti Flamur Noka u bë sërish protagonisti kryesor i kaosit për të mbrojtur Sali Berishën në seancën e sotme ku do të votohej dhënia e autorizimit të SPAK për arrestimin e këtij të fundit.
Ndonëse vite më parë ka qenë dhe ministër i Brendshëm i vendit në kohën e qeverisjes Berisha (3 korrik – 2012 – 16 mars 2013) pra dhe ministri tyre që kishte detyrë ti mbronte sot është kthyer ndër deputetët më të flaktë kundër tyre, edhe pse e di shumë mirë që ata janë aty e bëjnë detyrën.
I qëllon me karrige, i kërcënon me tymyese, i tërheq për xhakete.
Edhe në seancën e sotme ai ishte protagonisti kryesor.
Fillimisht mori karriget dhe i vendosi pirg mu përpara gardistëve të cilët këtë herë ishin bërë gardh para foltores me qëllim që të mos lejonin deputetët e rithemelimit të përsërisnin skenarin e seanca të kaluara.
'Hiqi duart se mu në kokë e ke. Hiqi duart!' i tha ai.
Nokës që ‘i janë errur sytë’ nga Sali Berisha ishte pajisur me tymuese blu të cilat pasi i ndizte kërcënoi disa herë dy gardistë të cilët iu afruan tia hiqnin.
Krahu i djathtë i Berishës është parë të kërcënojë dhe operatorët e të hipë mbi kangjellat e Kuvendit të dalë nga dera dhe më pas të hyjë sërish përmes dritares.
E megjithatë i gjithë skenari i tij i kaosit nuk e ndal dot atë që është e drejtë. Përballjen e Sali Berishës me SPAK, si çdo shqiptar tjetër i cili nuk duhet të jetë mbi ligjin por i barabartë para tij.
Garda e Republikës pengoi 10 deputetë të grupit Berisha-Bardhi që të hynin në seancën ku do të votohet heqja e imunitetit të Sali Berishës. Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, Asllan Dogjani, një prej deputetëve që nuk u la të hynin në Kuvend, tha se është plotësuar afati 10 ditor i përjashtimit të tij dhe deputetëve të tjerë. Sipas tij, fakti që nuk po lihen të hyjnë në Kuvend, shkel rregulloren pasi tashmë kanë kaluar 15 ditë që prej masës së marrë ndaj 7 prej deputetëve.
“Nuk po marrim në konsideratë që po bëhen 15 ditë që jam i përjashtuar. Çfarë të apelosh këtu, sepse këtu drejton dhe urdhëron Edi Rama. Edhe këta deputetët e mazhorancës vetë thonë jemi nën presionin e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur kurrë që sot të fusësh mik për të takuar një kriminel. Sot situata është katastrofë. Jemi 10 deputetë të përjashtuar, 7 prej nesh që në seancën e kaluar dhe prandaj e kemi plotësuar 10 ditëshin. Nuk i shpëton askush me këto masa, sepse qytetarët po ndërgjegjësohen përditë”- tha Dogjani.
Në seancën kur Kuvendi do të votojë për heqjen e mandatit të Sali Berishës, ky i fundit në bashkëpunim me grupin e Bardhit po zhvillojnë skenarin e kaosit. Ata janë futur brenda në sallë dhe po përpiqen të bëjnë karriget pirg në foltore.
Nga ana tjetër, Garda është në gatishmëri dhe ka rrethuar foltoren. Flamur Noka dhe Gazment Bardhi po udhëheqin skenarin e kaosit.
Gazment Bardhi: Pse nuk kalojmë dot ne këtu, ca ka. Pse PS kalon ne s’kalojmë dot.
Ina Zhupa: Erdhën nga kafja kaluan, pse si ndaluat.
Garda nuk ka lejuar deputetët e opozitës të përjashtuar që të futen brenda në Kuvend, ndërsa sot do të votohet kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestit për Sali Berishën. Deputetët e përjashtuar janë përplasur me Gardën.
Dogjani: Hape derën, do futemi.
Dogjani: Deri më 21 thotë aty. Kam 15 ditë i përjashtuar.
Vokshi: Hape derën, s’më pengon dot mua. Hape derën se do futem. O djalë, hape derën se s’më tregon ti mua.
EMRAT/ Deputetët e përjashtuar
Nga seanca e fundit:
Edmond Spaho
Kastriot Piroli
Saimir Korreshi
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Ervin Salianji
Lefter Gështenja
Isuf Çela
Xhelal Mziu
Luan Baçi
Ndërkohë që sot zhvillohet seanca ku do të votohet heqja e imunitetit të tij në kuadër të kërkesës së SPAK, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend.
Menjëherë, së bashku me një grup të deputetëve të Rithemelimit që janë të përjashtuar, Berisha ka tentuar të hyjë në Kuvend, por fillimisht ka hasur në pengesën e Gardës.
Socialistët dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë paraqitur rreth 2 orë para në Kuvend, ndërsa sot do të mbahet seanca për miratimin e kërkesës së SPAK, që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës për arrestimin e tij.
Sali Berisha ka paralajmëruar protestë jashtë Kuvendit dhe bashkë me militantët e tij do të provonte bllokimin e hyrjes në parlament të deputetëve socialistë, me qëllim që ata të mos futeshin në seancën plenare ku ish-kryeministrit pritet t’i hiqet imuniteti.
Kështu ligjvënësit e PS u paraqitën me herët për të shmangur këtë skenar të Berishës.
Ndërsa Kuvendi do të mblidhet sot për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ky i fundit ka thirrur protestë para ambienteve të Kuvendit.
Report Tv sjell pamjet, ndërsa vihet re një prani e shtuar e policisë. Ndërkohë, disa prej deputetëve socialistë janë paraqitur në Kuvend 2 orë para nisjes së seancës.
Qindra policë janë angazhuar gjatë kësaj ditë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Perimetri i Parlamentit është blinduar nga forca të shumta të policisë, mësa këto të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.
Berisha mendon se vendimi ndaj tij do te mobilizoje opoziten! Z.Berisha,sikur te kishe bere veprime per te miren e Shqiperise e popullit shqiptar e per keto te shkoje nen akuze,do t'i kishe te gjithe shqiptaret ne krah e jo vetem opoziten,por te ndryshosh ligje e te besh numra per te favorizuar dhenderin me shoke qe te beheshin milionere duke ndertuar kulla ne kurriz te nje prone shteterore si /Partizani/,mos prit te ngrihet njeri ne proteste! Edhe keta qe te kane ardhur sot,rivalizojne per nga numri me fanatiket e Xhaxhit qe dalin per cdo feste me fotot e tij.
PërgjigjuAkoma me mire per Berishen. Tashme do kete mundesi te godase kete konspiracion korruptivo-kriminal te neokomunisteve enveriste por sidomos larove te tyre te korruptuar te Washingtonit ne GJEDNJ. Me ne fund ai ka nje mjet te ekspozoje ata se bashku ne nje gjykate evropiane meqe nuk ka mjete per ta bere be SHBA apo ne UK.
PërgjigjuBANDITI berisha -KARAXHIXH ESHTE KRYEKOMUNISTI MA SHPELLAR QE KA NJOHUR HISTORIA BOTERORE
Tani e gjetet ta fusni ne burg saliu plak 80 vjec, dhe cfare kuptimi ka nqs futet ne burg? Mos vall do ndryshoj shqiperia?
PërgjigjuPER KRIMINELET NUK KA MOSHE QE TA NDALOI ARRESTIMIN
tani do ta shohim si ne big brother 24 ore live nga selia, ska per te na munguar asnje sekonde...
PërgjigjuAkoma besojne shqiptaret ne mrekullira.Harruan qe dhenderi i Saliut u nxor nga burgu?Dhe besojne se Saliu do arestohet?a e dini qe edhe guret e shqiperise jane te korruptuar e jo me njerezit?qofsha i gabuar!
PërgjigjuSali Berisha ne emer te popullit je i denuar me percmim. Qerrohu germadhe boll shporru e mos ty degjofte emri kurre me.
PërgjigjuSala i mori 300 miljon amerikan perpara e jo spaku ore i ze me shqelma sala ,,trim mbi trimat sala
PërgjigjuCilen gjykate do te pranonte Sali Qameti kur edhe gjykata kushtetuese foli qarte? Saliu e mori rrugen por nuk eshte Sali Telendari synimi, synimi eshte Shkelzeni. Prandaj po perpelitet bisha plak dhe nuk po jep shpirt akoma. Tani do shkojne ta kapin per veshi.
PërgjigjuEdhe sikure me e vare, prep shum me vones shqipnis ja ba dame kolosale dhe se merr vete edhe 100 vjete.
PërgjigjuPampersat sali pampersat, i mbushe sali i mbushe, po te vjen era shume larg o kolloz.
PërgjigjuSa turp qe Shqiperia te jete drejtuar dhe dhunuar nga nje i veteashtequajtur lider tribal, te nje turme te vogel derdimenesh, injorantesh te pashkolluar pamoral, pa din dhe iman, dhe per me teper kriminelesh qe per fatkeqesine e tyre dhe tonen bashke Saleh tribali dhe diaboliku i quan demokrate ... ironi tragjike kur sheh Mulin dhe kompani qe as per karrociere nuk mund ti marresh dhe jo te mendish qe ato te kene 2 gam tru qe te perfaqesojne moralin e nje filozofie ..Saleh tradhetari qe shiti detin dhe cilesoi Himaren zone minoritare eshte duke ofenduar rende inteligjencen dhe mendjet e trazuara te shqiptareve per gjithe gjëmat dhe krimet qe u ka bere ky njeri i mallkuar..
PërgjigjuTe kaluara, zotni Berisha, mos harro se afera partizani eshte sa per meze. N.q.s se me jepet mundesia do te protestoj para parlamentit qe te respektojne "bashkimin familjar" te shkoni ne te njejten godine burgu me plaken dhe femijet edhe mbas vdekjes varreza te veçanta se askush nuk deshiron te varroset afer teje.
PërgjigjuSalehViçidoli e nise me tërbim jetën fillimisht si komuniststalinist(dreqi ta haje,21 dhjetori ka qene festuar si datelindje stalinitkuq.....)vazhdove po më me TËRBIM pas viteve 90-të dhe ja te erdhi POSHTËRIMI tani ne do frymo,ne sdo,prapa Diellit por gjithnje si një I POSHTËRUAR BASHKË ME GARDËN TËNDE "PRETORIANE" TE KORRUPTUAR E KRIMINALE...Nuk perben me lajm,sje asgje jo vetëm ti,por edhe krijesa jote parti,këlyshka e Pare e PPSH. Do mbetesh nje perralle neveritese....Na ishte nje here nje sali qe kishte nje pd....
Përgjigjudo ti vi radha dhe Lulezimit,IliriEDIT E TE GJITHEVE NE KA ZOT
PërgjigjuZot, ka, kètè e besoj. Ajo qè besoj po ashtu, èshtè fakti qè shqiptarit, i duket vetja mbret, kur vè prapanicèn nè karrike. Tè vjedh, tè vret, tè pèrdhunon,,,,prish shtetin dhe gjithçka ka rèndèsi pastaj, vetèm pèr ti ikur pèrgjegjèsisè. Ndaj, duhen INSTITUCIONE dhe jo emra kryeministrash qè shesin pordhè dhe iu duket vetja tè zgjuar (si ky qè kemi sot). Nga Saliu, tek Ilir hajduti e deri tek ky qè zbrazi vèndin nga shqiptarèt, me korrupsionin dhe hajdutèrinè e tè tijve, duhet tè shkojnè atje, para drejtèsisè,,,ndryshe Shqipèria NUK EGZISTON MÈ. Kush mbron kèta, èshtè edhe vetè hajdut dhe kundèr shtetit tè shqiptarève.
Ik ore bajgè plak, ndyrèsirè e pèshtirè, i pabesè. Ke njè jetè qè zvarritesh si gjarpèr dhe helmon me helmin tènd njè vènd tè tèrè. As nè vèndin ku tè doli koka, nuk shkon dot, pa taboret e shtetit. Nuk duhet tè ketè arrest nè shtèpi tè vjedhura nè kryeqytet, pèr kètè vrasès dhe hajdut. Familje e degjeneruar. Nè burg me kètè pervers.
PërgjigjuNgordhi diktatori më i fundit stalinist në Shqipëri. Ngordhi përfundimisht zezona e Shqipërisë. Ngordhi e keqja më e madhe që ka njohur historia e Shqipërisë. Karadaku
Përgjigjumos qaj per burgun o njeri,,,ti meriton plumbin,,bashke me ilir meten per vrasjet ne bulevard...malok i qelbur...
PërgjigjuKjo është shqipria -federat serboruse më në krye Edvin shkjaun shqipfolës …..
PërgjigjuArberi, zbrit nga pema o njeri, pasi ne toke je me i sigurte!
Sa keq i vjen ketij Serbit per saliun se è kishin shtylle kryesore per te bere rremuja e vrasje ne shqiperi.Erdhi koha qe shqiperia do eci para drejt evropes ... ,mezi po prismim kete dite.
Ti arber me vjen keq per pseudonim por qenke njeantishqiptar i pa ndreqshem bashk mezagaret saliut te zi. Kur te izolohet ai do kete fest 90 % e shqipetareve bashk me nje pjes te atyre qe i shkojn pas. Shkojn nga halli jo se duan.
Gradualisht po merr fund PERANDORIA 33 vjeçare e një të korruptuari të madh Familjar,Aleatëve dhe militantëve që i shkojnë pasë si ZOG THIU,duke ju hequr IMUNITETI me 75 vota nga 71 që duhen me të cilën është maskuar 33 vite TMERR I SHQIPËTARVE. -Edhe sot Sb nuk pushoi së shpifuri,Nuk i ndali protestat kundër SPAK+GJKKO,në fakt kundër Amerikës që drejton SPAK,qëkurse DASH që e shpalli NON GRATA për 101 të ZEZA që i ka bër vëndit në 33 vite më keq se Turku në 500 vite dhe NaziFashizmi në L3B. -Sb ka shpëtuar nga burgu për krimet e bëra si President e K.Ministër, pasi që në 1992 kapi drejtësinë 100% dhe në 2005 kapi 99 % të MEDJEVE TË përdorura si Frëngji TOPI për të helmuar Shqipërinë faqe botës. -Këtij shpifsi të madh që baltos këdo që nuk është me TË..I duhet mbyllur goja vetëm në BURG PËR JETË,për vrasjen e mbi 20.000 njërzve pa fai 1991-2021..! -Nuk ka ndodhur në asnjë vënd tjetër të botës që një KM të mbrohet nga krimet që ka bërë vet nga PARTIA duke e përdorur si KAMIKAZ,kundër gjithë Machorancës dhe Perëndimit,Duke ngelur i vetmuar në SHRETËTIRË. -SPAK+GJKKO duhet të shpejtoi arrestimin dhe Izolimin e Tij për të shpëtuar,PD,Opozitën dhe Shqipërinë përfundimisht.
PërgjigjuA..Zh me doren e tjetrit ky i gjati ka vrare pa fund...te ti numuroj. 1- nja 1000 vete gjate kovidit per shkak te mohimit te kujdesit shendetsor 2- 500 te rrinj qe i hodhi ne rrugen e krimit dhe i gjejme sot neper kanale dhe 3- 100 mije te rrinj qe i ka hedh ne krah te krimit dhe i gjen sot neper shtepi bari gati per tu vrar edhe e di car...kur te dale e verteta do gjesh qe dhe gerdeci dhe 21 janari ka qene dore komunistesh...ti e di sa kollaj e kane ata
kalemi, jemi duke pare per veasesit njehere, pastaj patjeter edhe per hajdutet!
teme mos harro qe ket perandori 33 vjecare 22 vjet e kane drejtuar socialistet. Mos je duke pare per hajdutin ne vend te gabuar.
Posi ta kontrollojnë Gardisti kët rrot curvet? A ka Garda femra?
PërgjigjuMe mire te rikthehet monizmi se sa nje opozite sic e kemi ne! Shqipetaret mund te jene te afte per shume gjera, por per te krijuar opozite kane deshtuar gjithmone.
Përgjigju…e keqe, duhet shuar rrenjesisht. Jashqitje-thekal
Përgjigju