Argita Berisha i është bashkuar protestës që babai i saj, drejt arrestimit, thirri para Kuvendit, ndërsa u miratua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës.
Në protestë u panë vetëm një grup i vogël militantësh të cilët u larguan për 1 orë, ndërsa në Kuvend tentuan skenarin e kaosit, por ndezën vetëm dy tymuese dhe më pas kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës u miratua.
Në një prononcim për median, Argita Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që të bëhet pjesë e garës për drejtimin e partisë, megjithëse tha se kjo do të varet nga rrethanat.
“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese ishte rënia e një tjetër institucioni ligjor. Njerëzit duhet të vrasin frikën. Berisha do ta udhëheqë opozitën, unë do të jap kontributin tim, ashtu siç kërkohet nga rrethanat, do të dalë në shesh e në çdo rrethanë. PD është një strukturë e mirëorganizuar, nuk është një grupim që veprohet në mënyrë spontane, kjo është përgjigja ime. Nuk mund ta them këtë, nuk është në planet e mia.– tha Argita Malltezi.
Argita u shfaq edhe në protestën e kaluar, kur Këshilli i Mandateve shqyrtoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës.
Përveç babait të saj që pritet të arrestohet për aferën ‘Partizani’, Argitës i është arrestuar edhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
Lajmi kryesor:
'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës
SI.E./ReportTv.al