Sali Berisha

Politikë

Sali Berisha urdhër kandidatëve: Asnjë fjalë në media për kontratën e lobimit 6 mln dollarë në SHBA! Report Tv zbardh mesazhin

28 Prill, 13:57| Përditesimi: 28 Prill, 14:44

  • Share

TIRANË- Sali Berisha u ka ndaluar të gjithë kandidatëve për deputetë dhe eksponentëve të PD që të flasin në media për kontratën e lobimit në SHBA. Lëvizja e Sali Berishës, vjen pasi mediat publikuan kontratën e lobimit dhe u zbulua se bëhej fjalë për një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë, të cilat do t’i paguhen kompanisë së njerëzve të afërt të Trump për një periudhë 2-vjeçare.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar mesazhin që Berisha u ka dërguar kandidatëve dhe eksponentëve të aleancës, ku mes rreshtave shkruhet se “pas me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.”

Sipas tij, PD e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë. Në fakt versioni zyrtar i PD-së, më shumë se sa sqaron opinionin, ngre pikëpyetje, mbi fondacionin që ka marrë përsipër financimin, mbi numrin e shqiptaro-amerikanëve bamirës, mbi rolin e garantorit Nuredin Seci, apo dhe faktin që ndërsa flitet për një lobim për PD-në, sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, firmos si përfaqësues i Aleancës për Shqipërinë madhështore, një subjekt elektoral dhe jo politik. 

Ndërkohë, po sot Sali Berisha anuloi edhe konferencën për shtyp, ku sigurisht nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve për këtë çështje.

Mesazhi dërguar kandidatëve dhe eksponentëve të Partisë Demokratike-ASHM

Rama është i tmerruar nga humbja e afërt dhe dështimi i përpjekjeve të tij korruptive për të shkatërruar dhe izoluar Partinë Demokratike. Sot, ne jemi më të fortë se kurrë, sepse kemi për strateg të fushatës Chris Lacivita, konsulentin e Presidentit Trump. PD sot është më e fortë se kurrë sepse ka për avokat të kauzave të saj avokatin e Presidentit Trump. 

Në këto kushte:

Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës.

Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike. Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.

Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën.  Fitorja është afër dhe ditët e Ramës janë të numëruara. Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha, fton te gjithe demokratet, brenda dhe jashte Shqiperise, te angazhohemi fuqimisht ne dy javet e mbetura te kesaj fushate per te arritur qellimin final: Shqiperine Masheshtore! Faleminderit, punë të mbarë dhe fitore!

Menjëherë pas publikimit të kontratës 6 mln dollarë për lobimin në SHBA, SPAK nisi verifikimet, ndërsa PD e sulmoi duke e quajtur vegël të Ramës. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 28/04/2025 15:54

    E hajni hajni . Eh vjellje vjellje po i lëvizni të gjitha kartat. qfar jan 6 Mil $ dhe 20 Mil për ju s'jan asgjë

    Përgjigju
  • Mario: 28/04/2025 14:23

    Cfare me tjeter do thoni? Keni dalur dhe po e mbroni, dhe kontrata e superkorruptuar flet vete. Do u kthehet ne bumareng, se jeni duke vjellur ato qe keni vjedhur. Po i nxirrni ne fasade tani ku duket qarte pse u shpallet non-grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?