Faqja e pare e RD

Politikë

Berisha 'Non Grata' nga SHBA, media e PD i del në mbrojtje, në faqen e parë foton e ish-kryeministrit me Bush: Burrat e shtetit që bënë historinë

20 Maj 2021, 09:16| Përditesimi: 20 Maj 2021, 13:16

  • Share

Në mbrojtje të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpall “Non Grata” nga SHBA ka dalë edhe media e PD Rilindja Demokratike. Në faqen e parë të gazetës është një foto e Berishës së bashku me George H.Ë. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara me titullin “Burrat e shtetit që bënë historinë”.

Berisha më herët ka rrëfyer se mes tij dhe ish-presidentit të ndjerë amerikan ka patur miqësi dhe raporte që shkonin përtej kontakteve zyrtare, të cilën ish-kryeministri e konsideronte si trashëgiminë më të shkëlqyer.

Ditën e djeshme Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri  Sali Berisha së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA duke i futur ato në 'listën e zezë'. Blinken shkruan se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në deklaratën e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. 

Ky vendim ndaj Berishës sipas DASH vjen pasi krijuar një dosje voluminoze me prova, fakte, dëshmi dhe informacione të besueshme për veprimtarinë korruptive të Familjes. Në reagimin e tij Berisha shkroi se ndjen keqardhje për këtë vendim dhe sipas tij ai nuk është akuzuar asnjëherë për abuzim të fondeve publike apo të çfarëdo lloj korrupsioni. Vendimi sipas Berishës është pa asnjë bazë konkrete dhe fton SHBA që të bëjë publike faktet dhe dokumentet që administrata e tyre disponon për të argumentuar pretendimet për të dhe familjen e tij.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?