Politikë

Sali Berisha sulmon kryeparlamentarin Niko Peleshi: Është qenie amorfe, ka 5 dosje korrupsioni

12 Shtator, 19:36| Përditesimi: 12 Shtator, 20:09

  • Share

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e ri të Parlamentit, Niko Peleshi. Berisha doli nga salla sapo Peleshi nisi të mbante fjalimin e parë si kryeparlamentar.

Në fjalën e tij para gazetarëve nga oborri i Parlamentit, Berisha akuzoi Peleshin se ka 5 dosje korrupsioni në kurriz.

Siç bën në çdo sulm ndaj rivalëve politikë, kryedemokrati e cilësoi kryetarin e parlamentit "qenie amorfe".

“Sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Niko Peleshi është historia e korrupsionit, është njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegësat, qoftë për prodhimin e energjisë në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Elbasanit, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëme kolosale që u ka bërë shqiptarëve.

Niko Peleshi është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe në zona të tjera, kur ka qenë ministër Bujqësie. Peleshi të themi të vërtetën është nga pikëpamja, të themi e konstitucionit, në rrafshin konstitucionalist, jo të Kushtetutës, por të fizikut, ai është një qenie amorfe.

Pra, ky njeri në vend që të shkojë atje ku ka vendin, ky merr kreun e parlamentit vetëm e vetëm se ka vjedhur së bashku me Edi Ramën.... Tani jemi për betejë, nuk kemi nevojë për tolerancën e tyre fare. Asnjë nevojë për tolerancën e tyre, ata nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar, ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar.

Përfaqësojnë kartelet e drogës, organizatat kriminale, përfaqësojnë miliardat e vjedhura të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Sali Berisha.

Niko Peleshi u zgjodh kryetar parlamenti me 84 vota pro dhe 3 kundër.


Lajmi kryesor:

Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit me 84 vota, opozita bojkoton procesin! Betohen 135 deputetë nga 140


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?