Salianji për sulmet kibernetike: S'dimë në çfarë niveli ka shkuar hakerimi! Sistemet në Shqipëri nuk kanë mbrojtje, ndonëse janë shpenzuar miliona para

25 Tetor 2022, 12:41| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 13:24

  • Share

 

Pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se nuk kishte ndonjë sekret të madh pasi cdo gjë është zbuluar nga hakerat iranianë. Sa i përket sulmeve kibernetike, thotë se sistemet në Shqipëri nuk kanë mbrojtje, ndonëse janë shpenzuar miliona para.

“Pretendimi i policisë është se më shumë se 100 mijë emra të publikuar nga hakerat është material i bashkuar nga hakeruesit është pak i dyshimtë. Ashtu siç e kemi thënë në të shkuarën, s’kanë mbrojtje sistemet në Shqipëri, ndaj kanë shkuar në këtë derexhe. Nuk ka siguri për mbrojtjen e të dhënave ndonëse janë shpenzuar miliona para.

Një ndër shqetësimet e mia është se ka cenim të besueshmërisë për policinë e shtetit. Sipas tyre të dhënat e TIMS nuk janë sensitive ndërsa për ne jo vetëm cenojnë besimin por edhe privatësinë e qytetarëve. Ne nuk e dimë ende sot deri në cilin nivel ka shkuar hakerimi dhe si kanë hyrë hakerat në një sistem të mbyllur dhe si janë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro. Të shpresojmë të mos ketë të dhëna të tjera. Nuk mendoj se ka ndonjë sekret të madh sot kur gjithçka e kanë nxjerrë hakeruesit iranianë.

Të dhënat e publikuara para 25 prillit që u quajtën të patronazhistëve, nuk e dimë sa kanë shërbyer ato për të penetruar në të tjerat”, tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Vdekja e Lear Kurtit, Rrumbullaku: Brenda 48 orësh jap shpjegime të plota, respektoni mundin e policëve! Debate te 'Siguria', opozita kërkon llogari


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?