Sallabanda: AstraZeneca do rinis pas 6 ditësh në Spanjë! Ndërprerja e saj nuk solli probleme pasi plani i vaksinimit vijoi me vaksinat e tjera

18 Mars 2021, 22:23| Përditesimi: 18 Mars 2021, 22:36

  • Share

Neurokirurgu Kita Sallabanda në Spanjë tha se pas vendimit të EMA se AstraZeneca është e sigurt, qeveria riktheu përdorimin e  saj. Sallabanda tha se sipas rregullit në Spanjë ajo do të futet në përdorim pas 6 ditësh. Pezullimi i Astrazeneca-s prej disa kohësh, për mjekun Sallabanda nuk pati ndikim në Spanjë, pasi plani i vaksinimit vijoi me vaksinat e tjera si Pfizer, Moderna dhe Johnson&Johnson dhe njerëzit që ishin planifikuar të vaksinoheshin me AstraZeneca-n përdorën vaksinat e tjera.

"Pas vendimit të EMA, komiteti shkencor në Spanjë mori vendimin e futjes së saj sërish në përdorim, por pas 6 ditësh. EMA tregon se nuk ka një lidhje direkt mes AstraZeneca dhe rasteve me trombozë. Unë mendoj që qëndrimi ka qenë i drejtë dhe i bazuar në këshilla nga komitete shkencore dhe organe që merrem me COVID. Ne në Spanjë nuk kemi vetëm AstraZeneca por dhe vaksina të tjera. Ata njerëz që ishin planifikuar të marrin AstraZenca u vaksinuan me të tjera si Pfizer, Moderna e Johnson&Johnson dhe nuk u ndërpre plani i vaksinimit të popullatës. Pezullimi i saj mund të ketë ndikim në Gjermani e Itali që kanë në përdorim të gjerë të AstraZeneca-s, por jo në Spanjë", tha neurokirurgu Sallabanda.

 


Lajmi kryesor:

Mjekët në 'Repolitix' në një zë: Do ta bënim pa hezitimin më të vogël vaksinën AstraZeneca


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?