Mjekët në 'Repolitix' në një zë: Do ta bënim pa hezitimin më të vogël vaksinën AstraZeneca

18 Mars 2021, 21:52| Përditesimi: 18 Mars 2021, 23:09

  • Share

EMA deklaroi sot se vaksina AstraZeneca është e sigurt, e efektshme dhe nuk shkakton trombozë apo mpiksje gjaku. Në një situatë ku infektimet me COVID-19 po rriten në të gjithë botën, vaksina shihet si e vetmja shpresë. Ky vendim i EMA duket se është pritur me padurim edhe nga vetë shtetet që e kishin pezulluara AstraZeneca pasi vetëm pak orë pas vendimit të saj, Gjermani, Franca, Spanja dhe Italia rinisën vaksinimin me këtë vaksinë.

Në emisionin 'Repoltix" në Report Tv po diskutohet pikërisht për AstraZeneca-n, ku një panel mjekësh dhe nga sektori i Shëndetësisë thanë njëzëri dhe me bindje se do të vaksinohen me AstraZeneca pa hezitimin më të vogël.

 "Pa diskutim dhe pa hezitimin më të vogël do e bëja", tha Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë dhe kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve

 "Pse të mos e bëja, kam përshtypjen se radha me AstraZeneca do na vijë" tha kirurgu Engjell Bejtaj.

"Nuk do kishte problem fare, do ta bëja vaksinën", tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.

"Do ta bëja, madje edhe para se të dilnin këto dyshime për trombozë kisha vendosur që doja të bëja AstraZeneca-ën" tha profesori Fabian Cenko në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë.

Në lidhje skype nga Italia mjeku Albert Troci tha se tre ditët e pezullimit të vaksinës AstraZeneca do t'u kushtojnë jetë pasi njerëzit mbetën pa u vaksinuar. Në lidhje me pezullimin e AstraZeneca-s, mjeku Troci e konsideroi një vendim më tepër politik se sa i bazuar në shkencë.

Edhe mjeku nga Spanja, Kita Sallabanda tha se pas vendimit të EMA se AstraZeneca është e sigurt, qeveria riktheu përdorimin e  saj që do të nis pas 6 ditësh.

Ora 22:23
Sallabanda: AstraZeneca do rinis pas 6 ditësh në Spanjë! Ndërprerja e saj nuk solli probleme pasi plani i vaksinimit vijoi me vaksinat e tjera

Neurokirurgu Kita Sallabanda në Spanjë tha se pas vendimit të EMA se AstraZeneca është e sigurt, qeveria riktheu përdorimin e  saj. Sallabanda tha se sipas rregullit në Spanjë ajo do të futet në përdorim pas 6 ditësh. Pezullimi i Astrazeneca-s prej disa kohësh, për mjekun Sallabanda nuk pati ndikim në Spanjë, pasi plani i vaksinimit vijoi me vaksinat e tjera si Pfizer, Moderna dhe Johnson&Johnson dhe njerëzit që ishin planifikuar të vaksinoheshin me AstraZeneca-n përdorën vaksinat e tjera.

"Pas vendimit të EMA, komiteti shkencor në Spanjë mori vendimin e futjes së saj sërish në përdorim, por pas 6 ditësh. EMA tregon se nuk ka një lidhje direkt mes AstraZeneca dhe rasteve me trombozë. Unë mendoj që qëndrimi ka qenë i drejtë dhe i bazuar në këshilla nga komitete shkencore dhe organe që merrem me COVID. Ne në Spanjë nuk kemi vetëm AstraZeneca por dhe vaksina të tjera. Ata njerëz që ishin planifikuar të marrin AstraZenca u vaksinuan me të tjera si Pfizer, Moderna e Johnson&Johnson dhe nuk u ndërpre plani i vaksinimit të popullatës. Pezullimi i saj mund të ketë ndikim në Gjermani e Itali që kanë në përdorim të gjerë të AstraZeneca-s, por jo në Spanjë", tha neurokirurgu Sallabanda.

 

Ora 21:55
Mjeku në Itali: 3 ditët e pezullimit të AstraZeneca-s do na kushtojnë jetë! Vendimi, politik, jo shkencor

 

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci tha se tre ditët e pezullimit të vaksinë AstraZeneca do tu kushtojnë jetë, Sipas tij vendimi për pezullimin ishte një vendim më tepër politik sesa i bazuar në shkence.

‘Italia ka vendosur që nga nesër që të fillojë vaksinimin që nga ora 15 me AstraZeneca. Këto tre ditë që humbëm janë ditë që do të na kushtojnë jetë. E kërkonte opinioni publik më shumë sesa shkenca. Shkenca bëri atë që duhet të bënte. Nëse ne do të vaksinonim të gjithë shqiptarët, mund të kishte vetëm tre raste të trombozës. Ne presim që tashmë mos të ketë ndalime të tjera. Ishte një humbje kohe, ne po përqendrohemi tek COVID. Në këtë periudhë po përjetojmë një rritje akoma të lartë të rasteve të reja. Nëse ne nuk vaksinojmë, nuk mund të dalim nga ky batak. Ishte më shumë një zgjedhje politike, për të dhënë një përgjigje të përbashkët me atë të Europës. EMA do të bëjë një modifikim, për të përshkruar edhe efektet anësore. Rreziku 0 nuk ekziston.’- tha Troci.

Komento

Komente

  • Mpiksja: 19/03/2021 06:33

    Po beni vaksinen, kush po ju pengon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?