Sallon bukurie prej 15 vitesh, pronarja tregon për Report Tv dëmet nga përmbytjet në Vlorë: U shkatërrua gjithçka, Emergjencat nuk u përgjigjën

5 Tetor, 13:48| Përditesimi: 5 Tetor, 13:58

  • Share

Pronarja e një salloni bukurie, tregon për Report Tv dëmet që i janë shkaktuar në biznesin e saj në Vlorë, pranë rrugës Transballkanike. Prej 15 vitesh me një sallon të vogël bukurie, pronarja tregon se tashmë uji i ka shkatërruar çdo gjë. Për gazetarin Sokol Dema, pronarja thotë se emergjencat nuk iu përgjigjën në celular, ndërsa tregon gjithçka ndodhi shumë shpejt.

"Kam një sallon bukurie, u futëm brenda pas rreth 12 orësh. Ishte i paparashikueshëm ky dëm, çdo gjë totalisht e mbytur. Çdo material i mundshëm, qoftë nga ana profesionale, që janë tharëse, materialet e drurit, kolltukë. Kam mbi 15 vite që e kam si biznes, gjithmonë kemi këtë problem sa herë fillon vjeshta ose dimri. Gjithë bizneset këtu janë përmbytur komplet, ndodhi në shumë pak kohë, nuk kishim kohë as të hiqnim gjërat. Uji erdhi shumë shpejt. Kemi marrë emergjencën, nuk na përgjigjet njeri. Nuk e di pse kësaj radhe është kaq problematike. Janë mbi 60 biznese këtu. Të marrë masa bashkia, është dëm i madh ekonomik. Të na ndihmojnë, taksat i duan, çdo detyrim nuk na lenë, pse të mos na ndihmojnë", tregon ajo. 


Lajmi kryesor:

Përmbytjet shkatërrojnë bizneset në Vlorë, pronari i një farmacie: 100 mijë euro dëm, uji arriti gjysmë metri! Biznesmenët: Shteti të marrë masa


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?