Shqipëria ka hapur sot dyert për pritjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor zhvillimit dy ditor të samitit të Procesit të Brdo-Brijuni. Dita e dytë e samitit është zhvilluar në Golem ndërsa është drejtuar nga presidenti i Republikës Bajram Begaj. Tryeza e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor, uli në një tavolinë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani si dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në fjalën e tij hapëse së samitit Brdo-Brijuni, presidenti Bajram Begaj, ka deklaruar se bashkëpunimi rajonal, është faktor kyç në integrimin e rajonit në Bashkimin Europian. Begaj tha se vazhdon të mbështesë dialogun me fokus bashkëpunimin dhe integrimin në BE.
“Për ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit europian. Ne duhet të shkëmbejmë eksperiencat dhe përvojat për integrimin në BE.
Shqipëria vazhdon të mbështesë dialogun rajonal me fokus bashkëpunimin dhe integrimin në BE. Ne duhet të vazhdojmë të shëkëmbëjmë eksperiencat dhe njohuritë. Besoj që sot do të ndajmë mendime për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.
Shqipëria vlerëson procesin e Brdo-Brijuni. Ballkani ka shënuar progres në fushën e demokracisë. Por Rajoni ynë përballet me kërcënime sigurime, veçanërisht nga lufta ruse mbi Ukrainë dhe ndikimet e saj në rajon. Integrimi europian nuk ka lidhje vetëm me anën politike, por edhe me rritjen e sigurisë për rajonin", tha Begaj.
Gjithashtu Begaj zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me presidenten sllovene Nataša Pirc Mussar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, duke paraqitur për publikun një panoramë të samitit të zhvilluar me dyer të mbyllura.
“Në këtë samit diskutuam për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike që përballet rajoni. Shqipëria mbështet dialogun rajonal, si element për rujatjen e paqes dhe integrimin rajonal. Në samitin e sotëm, diskutuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm në dialogun rajonal”, tha ndër të tjera Begaj.
Presidenti Begaj vuri në dukje përparimin e Shqipërisë në hapjen e grupkapitujve së bashku me qëllimin për t’i mbyllur në 2027 dhe për të qenë anëtare e BE-së në vitin 2023.
Tashmë një traditë për çdo mbledhje qeveritare dhe ndërqeveritare, liderët e Ballkanit Perëndimor u rreshtuan krah njëri-tjetrit për të realizuar foton familjare.
Të pranishëm kanë qenë dhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Sllovenia dhe të dy shteteve themeluese të këtij procesi, Kroacisë dhe Sllovenisë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, për të përshpejtuar integrimin europian të rajonit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta.
Temat e diskutuara kishin si synim bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.
Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten sllovene Nataša Pirc Mussar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, presidenti shqiptar Bajram Begaj zbuloi temat e diskutimit të samitit Brdo-Brijuni-t.
Begaj tha se në këtë samit u diskutua për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike të rajonit.
“Në këtë samit diskutuam për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike që përballet rajoni. Shqipëria mbështet dialogun rajonal, si element për rujatjen e paqes dhe integrimin rajonal. Në samitin e sotëm, diskutuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm në dialogun rajonal. Megjithatë rajoni ynë përballet me sfidat e sigurisë, që kërkon një koordinim më të ngushtë mes nesh. Plani i Rritjes së BE, përmban një element të rëndësishëm për rajonin, pasi siguron akses në instrumenat financiarë të BE”, tha Begaj.
Ndërsa sa i përket vendit tonë, Begaj tha se Shqipëria ka përparim të ndjeshëm në udhëtimin e saj për në BE. Sipas tij, vendi synon që të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe në 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Europian.
“Shqipëria ka përparim të ndjeshëm në udhëtimin e saj për në BE. Brenda një kohe të shkurtët, kemi hapur 5 nga 6 grupkapitujt. Çka përbën një njohje përpjekje për Aspirata e Shqipërisë për anëtarësimit në BE, nuk është vetëm një objektiv politik por edhe një mision kombëtar. Integrimi në BE gëzon mbështetjen e shoqërisë shqiptarëve, pasi pasqyron demokracinë, të drejtat e njeriu dhe sundimin e ligjit. Këto vlera janë themeli i së ardhmes që Shqipëria po ndërton. Shqipëria synon që të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe në 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Europian”, tha Begaj.
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Golem të Durrësit ku dhe po zhvillohet samiti i Brdo-Brijuni, i cili po drejtohet nga presidenti Bajram Begaj.
Pas uljes në tryezën e përbashkët, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë kryer dhe foton familjare, një traditë kjo tashmë që zhvillohet në çdo mbledhje qeveritare dhe ndërqeveritare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në samitin e Brdo-Brijunit që po mbahet në Durrës, ka deklaruar se Serbia mbetet e përkushtuar që zgjerimi i Bashkimit Evropian të mos mbetet një temë dytësore, por një prioritet kryesor në agjendën e rajonit.
“Megjithëse na presin shumë sfida, Serbia mbetet e përkushtuar për t’u siguruar që zgjerimi i BE-së të mbetet një nga prioritetet dhe jo një temë anësore”, tha Vuçiç.
Ai theksoi rëndësinë e procesit të Brdo-Brijunit, ku ka tha se ndershmëria dhe koherenca e të gjitha palëve i japin këtij procesi qëndrueshmëri të përhershme dhe besimin e vendeve të rajonit.
“Vetëm ndershmëria dhe koherenca në qasjen e të gjitha palëve i japin këtij procesi qëndrueshmëri të përhershme dhe besimin e vendeve të rajonit.”
Vuçiç u shpreh i bindur se perspektiva e qartë e anëtarësimit në BE është motor i reformave, tërheqjes së investimeve dhe rritjes ekonomike.
“Serbia do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përgjegjshme e BE-së,” tha ai.
Komente
