Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten sllovene Nataša Pirc Mussar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, presidenti shqiptar Bajram Begaj zbuloi temat e diskutimit të samitit Brdo-Brijuni-t.
Begaj tha se në këtë samit u diskutua për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike të rajonit.
“Në këtë samit diskutuam për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike që përballet rajoni. Shqipëria mbështet dialogun rajonal, si element për rujatjen e paqes dhe integrimin rajonal. Në samitin e sotëm, diskutuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm në dialogun rajonal. Megjithatë rajoni ynë përballet me sfidat e sigurisë, që kërkon një koordinim më të ngushtë mes nesh. Plani i Rritjes së BE, përmban një element të rëndësishëm për rajonin, pasi siguron akses në instrumenat financiarë të BE”, tha Begaj.
Ndërsa sa i përket vendit tonë, Begaj tha se Shqipëria ka përparim të ndjeshëm në udhëtimin e saj për në BE. Sipas tij, vendi synon që të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe në 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Europian.
“Shqipëria ka përparim të ndjeshëm në udhëtimin e saj për në BE. Brenda një kohe të shkurtët, kemi hapur 5 nga 6 grupkapitujt. Çka përbën një njohje përpjekje për Aspirata e Shqipërisë për anëtarësimit në BE, nuk është vetëm një objektiv politik por edhe një mision kombëtar. Integrimi në BE gëzon mbështetjen e shoqërisë shqiptarëve, pasi pasqyron demokracinë, të drejtat e njeriu dhe sundimin e ligjit. Këto vlera janë themeli i së ardhmes që Shqipëria po ndërton. Shqipëria synon që të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe në 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Europian”, tha Begaj.
Lajmi kryesor:
Samiti Brdo-Brijuni/ Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Golem! Begaj: Bashkëpunimi rajonal, instrumenti kryesor për integrimin në BE
A.D/r.k./ReportTv.al
