India ka zgjedhur të mos e ftojë Ukrainën në samitin e G20 muajin e ardhshëm. Rusia është ftuar edhe një herë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të larguar Kremlinin nga grupi ndërqeveritar. Moska pritet të marrë pjesë, por Putin thuhet se po e shqyrton këtë çështje nëse do të paraqitet personalisht.
Një listë formale e të ftuarve të publikuar në faqen e internetit të G20 tregon se tetë shtete joanëtare janë ftuar: Bangladeshi, Egjipti, Mauritius, Holanda, Nigeria, Omani, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
I takon vendit pritës të vendosë se cilët jo-anëtarë do të ftojë çdo vit. Ukraina u ftua në samitin e Indonezisë vitin e kaluar, me Presidentin Zelenskyy që u shfaq virtualisht përmes një lidhjeje Skype, raportojnë mediat e huaja.
Ukraina ishte gjithashtu e ftuar në samitin më ekskluziv të G7 në Japoni në fillim të këtij viti. Por India ka treguar se është ndër aleatët më të fortë ekonomikë të Rusisë që nga fillimi i luftës, duke injoruar sanksionet perëndimore duke vazhduar të importojë sasi të mëdha nafte ruse.
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu u shfaq në vend të tij vitin e kaluar. Samiti i muajit të ardhshëm do të jetë i pari që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus, duke e akuzuar atë për deportim të paligjshëm të fëmijëve në Rusi.
Urdhri kufizon teknikisht se ku mund të udhëtojë Putin, vendet e regjistruara në gjykatë në teori do të detyrohen ta arrestojnë atë nëse ai shkel në territorin e tyre. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të anashkalojë samitin e BRICS në Afrikën e Jugut muajin e kaluar.
Ndryshe nga Afrika e Jugut, India nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale ICC-së, kështu që Putin mund të marrë pjesë pa frikë, i cili nuk do mund të arrestohet nga autoritetet indiane.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Jenssen: Ukraina mund të heqë dorë nga një pjesë e territorit në këmbim të anëtarësimit! Përgjigja e Podolyak: Heqja dorë nga territori është qesharake
S.S/ReportTv.al