Politikë

Samiti i Ballkanit në Londër, Hahn: Duhen ndryshime për në BE, mbështesim hapjen e negociatave

10 Korrik 2018, 11:02| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 17:33

  • Share

Në Londër po zhvillohet Samiti për Ballkanin Perëndimor, ku marrin pjesë edhe disa lider të vendeve të Bashkimit Europian. Në fillim të punimeve ditën e sotme ka mbajtur një fjalim edhe komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn. Ai është ndalur të procesi i zgjerimit të Unionit në Ballkan dhe bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Duhen ndryshime që të avancohet drejt Europës. Është bërë progres në dialogun Serbi- Kosovë.

Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve.

Johannes Hahn

Në javët në vazhdim pritet që Hahn të vizitojë Shqipërinë në kuadër të një turi në Ballkan.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?