Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Samiti i Radhës i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës me 21 Dhjetor. Ai tha se aty duhet të jenë pjesë të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.
"Dua të falenderoj Zaev për organizimin e shkëlqyes për mikpritjen. Është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit dhe është e përsëritur se nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor por të përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është një nismë që vjen si veprim i brendshëm pa patronazh nga jashtë. Miqtë tanë ishin këtu të pranishëm dhe ishin të ftuar dhe jo ftues. Ky nuk është një problem. Në mbledhjen e radhës në Durrës do jetë edhe pasardhësi i Mogherinit i cili do të marrë pjesë në këtë proces si një vazhdimësi. Mali i Zi dhe Bosnja kërkuan kohë por me gjithçka është rënë dakord të përshihet edhe Kosova", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Samiti i Ohrit/ Rama: Kosova po vetëpërjashtohet nga lëvizja e lirë në Ballkan! Nuk kemi ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë
//ReportTv.al