OHËR- Kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç mbajtën sot në Ohër një konferencë për shtyp ku folën për zhvillimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor, kryefjalë e të cilit është krijimi i Shengenit Ballkanik.
Kreu i qeverisë shqiptare shpjegoi rëndësinë e kësaj nisme mes vendeve të rajonit për hapjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke e quajtur këtë të vetmen mundësi për realizimin e kësaj ëndrre të shqiptarëve me dakordësinë e Serbisë. Ai tha se Kosova u vetëpërjashtua nga ky samit duke e quajtur të pashpjegueshëm qëndrimin e papritur të saj lidhur me këtë çështje. Ai iu përgjigj edhe deklaratave të kreut të LDK Isa Mustafa i cili e kishte cilësuar shengenin Ballkanik një Jugosllavi të re. Ai tha se kjo është e tepërt ndërsa shtoi se i ka vënë kusht kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që në Shengenin Ballkanik të përfshihet lëvizja e lirë e njerëzve.
Rama thumboi presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç, për lidhjet e forta me Rusinë. Ai shpjegoi pozitat në të cilët ndodhet Shqipëria e cila ka synim vetëm perëndimin. Kreu i qeverisë u shpreh se Ballkani nuk do të presë dakordësimin e BE për të krijuar marrëveshje që lehtësojnë ndërveprimin mes vendeve të saj. Për Ramën BE është në një kolaps të brendshëm dhe tashmë duket qartë se nuk ka përpara një proces zgjerimi reformimi, por kjo nuk do të thotë se vendet e tjera duhet të përfundojë ky proces.
Nga ana e tij, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar shengenin ballkanik një mundësi të mirë bashkëpunimi mes vendeve, në kuadër të të cilëve qytetarët do lëvizin vetëm me anë të një letërnjoftimi. Ai tha se kundërshtarët e tij politikë e kanë akuzuar se po ndihmon në krijimin e një Shqipërie të madhe. Takimi i radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës, në datë 21 Dhjetor.
VIDEO - Konferenca e përbashkët Zaev, Rama e Vuçiç
Kryeministri Edi Rama foli nga Ohri për miratimin e Reformës Zgjedhore në Kuvend. Ai tha se faza e parë do të miratohet në Kuvend sipas rekomandimeve të BE, ndërsa për pjesën tjetër do ketë vend për propozime. Rama foli edhe për krijimin e një strukture të posaçme për të hetuar krimin e organizuar ku janë të përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët .
"Ne do ta kalojmë reformën zgjedhore në Kuvend sipas rekomandimeve të BE ndërsa për fazën e dytë jemi të hapur për propozime. Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Më vjen keq që shëndeti im është shpresa e atyre që humbin pushtetin. S'kam probleme shëndetësore. Edhe sikur të kisha, besoj se nuk është kjo një rrugë fortë e respektueshme për të bërë politikë. Kemi punuar shumë me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë. Unë kam vendosmërinë të hyjmë në një fazë të panjohur më parë në luftë për krimin e organizuar dhe të ndërmarrin masa kundër KÇK", tha Rama.
Deklaratave të liderit të LDK Isa Mustafa se minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e re, kryeministri Edi Rama iu përgjigj se është befasuar nga kjo gjë. Ai tha se kjo është e tepërt ndërsa shtoi se i ka vënë kusht kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të në shengenin ballkanik të përfshihet lëvizja e lirë e njerëzve.
"Jam i befasuar nga deklarata e Isa Mustafës. Të flasësh për këtë proces për një proces që rikrijon Jugosllavinë është e tepërt dhe jo fort elegante. Çfarë është shengeni ballkanik. Ai është refuzuar nga BE dhe Serbia. Kjo e ka parë si kërcënim. Sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim sepse sheh interes që të përfitojë nga shtetet e tjera ne kundërvihemi. Sa herë është folur për hapjen e kufinjve, është vënë kuja për Shqipërinë e madhe. Unë i kam thënë Vuçiç se nëse nuk përfshihet lëvizja e lirë ne nuk përfshihemi. Kam dëgjuar nga Albin Kurti që ka thënë se Kosova është mirë të jëtë në tryeza por unë nuk marr përsipër të bëj më të madhin dhe të bind njeri. Janë liderët e Kosovës që vendosin", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama sqaroi gjatë konferencës me gazetarët qëndrimin e Shqipërisë në Shengenin Ballkanik pavarësisht refuzimit të Kosovës për t'u bërë pjesë e saj. Rama tha se kjo është mundësia e vetme për hapje të kufinjve mes Shqipërisë dhe Kosovës me dakordësimin e Serbisë.
"Në këtë nismë ka vetëm një gjë të re dhe është ajo që kam ëndërruar dhe do vazhdoj të luftoj deri në fund që është heqja e kufinjve me Shqipërisë dhe Kosovës dhe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nëse këta janë kundër kësaj ta thonë. Të tjerat janë çështje mes gjashtë vendeve. Askush nuk mund ta kushtëzojë këtë nismë. Unë nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojnë të torturohen prodhuesit në kufinjtë fqinjë. Unë mendoj që nuk është politikë e mirë për Kosovën që të sulmohet qeveria e Shqipërisë, jo për mua sepse unë jam mësuar të jetoj në presionin e sulmeve qorre.
Nuk kemi marrë ndonjë nismë ta padakordësuar nga 6 vendet. Fakti është se kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk është një nismë për të shpikur ndonjë gjë të re. Këto janë qasje dritëshkurtra të atyre që bëjnë sikur nuk kuptojnë. E bëj këtë për Shqipërinë dhe Kosovën. Vendet e tjera drejtohen nga të tjerë njerëz. Unë mendoj për Shqipërinë dhe Kosovën sepse mendoj që nëse heqim kufirin dhe realizojmë lëvijen e lirë të plotë gjë që nuk do mund ta bënim kurrë vetëm sepse të bllokojmë nga të katër anët, ne nuk jemi Amerika. Duhet të bëjmë gjërat me vizion dhe me dialog. Pa Serbinë në këtë proces nuk mund të hiqen kufinjtë", tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Ohër kryeminstri Edi Rama thumboi presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç, për lidhjet e forta me Rusinë. Ai shpjegoi pozitat në të cilët ndodhet Shqipëria e cila ka synim vetëm perëndimin.
"Çështja që na ndan nuk zgjidhet duke u mbyllur pas mureve por duke i dhënë njerëzve frymë. Unë nuk jam në pozitën e presidentit të Serbisë që kanë edhe miq të tjerë. Kanë disa dyer. Ne kemi vetëm një derë që sheh nga perëndimi", tha Rama.
Kreu i qeverisë Edi Rama thumboi nga Ohri qëndrimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili njoftoi përmes një njoftimi në Facebook se nuk do të ishte pjesë e saj. Rama tha se Shqipëria ka një çështje që i ndan por kjo nuk duhet të thotë se janë të penguar për të kutpuar se çfarë mund të bëjnë së bashku.
"Do e kisha më të lehtë të rrija në Tiranë dhe të sulmoja në Facebook Serbinë. Kemi një ndasi të prerë me Serbinë por nuk na pengon të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë së bashku", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani nuk do të presë dakordësimin e BE për të krijuar marrëveshje që lehtësojnë ndërveprimin mes vendeve të saj. Ai tha se BE është në një kolaps të brendshëm dhe tashmë duket qartë se nuk ka përpara një proces zgjerimi pro reformimi, por kjo nuk do të thotë se vendet e tjera duhet të përfundojë ky proces.
"Nuk ka asgjë të re në këtë nismë dhe me 10 tryeza i kemi rënë rrotull Europës. Një element është shtesë. Kjo është paralele apo kjo po na çon në një drejtim tjetër. Ne nuk presim që të bëhemi pjesë e BE për të çuar domate në Maqedoninë e Veriut. Të presim BE për t'i thënë turistëve të huaj që shkojnë në një nga vendet tona? Duhet të bëjnë dy palë rrugë dhe të marrin dy palë viza. Ku është e keqja për sipërmarrësit që duan të kenë paga më të larta. Pse do presim BE që të hyjmë në BE që shqiptarët të mund të punojnë në vendin e tyre? Do presim BE? Në vend që të themi sa mirë , fillojmë dhe fantazojmë. Një union doganor jam përpjekur të bëj unë me Kosovën dhe është refuzuar nga kryeministri që sot më tregon mua për union doganor Jugosllav. Këtu ka vetëm një të keqe që lehtësohen qytetarët dhe bien kauzat false. Jemi lagjia më e varfër e Europës dhe lagjia e pasur ka interesat e veta se ata janë në sherr si do ndajnë fondet. E keni dëgjuar Macron kur thotë nuk funsionon me 28, si mund të funksionojë me 34. Çfarë duhet të bëjmë ne? Çfarë do presim. Ky është një proces normal ku e vetmja e re është se nuk na ka mbledhur Hahn. Ata sot akoma nuk kanë krijua qeverinë e BE sepse nuk merren vesh. Ne hymë në atë proces, mësuam shumë por nuk kemi çfarë të firmosim sepse janë gjëra të dakordësuara. Do e mbyllim qendrën e të rinjve në Tiranë. Do ngrem mure? Ka fituar njeri nga muret?", tha Rama.
Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç deklaroi se ditën e nesërme do të takohet me presidentin e Francës Emmanuel Macron për t'i kërkuar mbështetje për hapjen e negociatave për Ballkanin perëndimor.
"Nesër do të takohem me Macron dhe do ta pyes për Zaev dhe Ramën dhe do ta lus për mbështetje të Ballkanit në rrugën europiane. Nuk kam frikë se i kam thënë edhe BE. Të njëjtën gjë do i them edhe Macronit. Kemi bërë më të mirën pavarësisht se sulmohemi nga të tjerët. Nuk ka nevojë të mbyllim kufinjtë", tha Vuçiç.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja mes liderëve të Ballkanit Perëndimorë nuk është një mini shengen, por Wester Balkan Schengen.
Kjo nuk është një “mini-Shengen por Wester Balkan Schengen”. Mua nuk më konvenvon. Nuk di kush e shpiku.
"Duke 198 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket", tha Rama.
“Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi” deklaroi kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjithat zëra se ky samit rajonal, "Shengeni i Ballkanit" është formë presioni ndaj Bashkimit Europian. Në fjalën e tij, gjatë konferencës, Rama sqaroi se bashkëpunimi me vendet e rajonit, për të cilat theksoi se është në të mirë të vendit, nuk është diçka e momenteve të fundit, por e deklaruar qysh në krye të herë kur mori drejtimin e qeverisë shqiptare.
"Janë përfitim ekonomik. Pse për njohjen e diplomave duhet të presin edhe 5-10 vite të tjera. U kam premtuar shqiptarëve të Preshevës që të përgatiten se diplomat e tyre do të njihen, po për ata kush mendon? Duke u përjashtuar? Unë besoj se paqja është e ndërlikuar, por ia vlen. Bashkëpunimi me "armiqtë", i vështirë, por i rëndësishëm që ato që vijnë pas të mos trashëgojnë armiqësi. E di shumë mirë që çfarë do të vazhdojë, por asgjë nga këto nuk është as e papritur dhe as e pathënë më parë. E kam predikuar bashkëpunimin rajonal, që ditën e parë kur kam ardhur në pushtet. Sa më shumë mundësi të kenë njerëzit, aq më shumë potencial do të ketë për zgjidhjen e konflikteve. E konsideroj domosdoshmëri praninë e Kosovës në Durrës, kush mendon se pëlqyeshmëria që mund të marrë dot me patriotizmin e FB, gabon. Është mirë që të jemi së bashku, t'i ndajmë në tyre opinionet tona, se në fund cilësia e jetës varet nga mënyra se si nuk bie dakord, mënyra më e mirë është ajo që nuk cenon bashkëpunimin e përbashkët. S'mund të ketë një proces ku njëra palë fiton, tjetra humbet", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Samiti i Radhës i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës me 21 Dhjetor. Ai tha se aty duhet të jenë pjesë të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.
"Dua të falenderoj Zaev për organizimin e shkëlqyes për mikpritjen. Është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit dhe është e përsëritur se nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor por të përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është një nismë që vjen si veprim i brendshëm pa patronazh nga jashtë. Miqtë tanë ishin këtu të pranishëm dhe ishin të ftuar dhe jo ftues. Ky nuk është një problem. Në mbledhjen e radhës në Durrës do jetë edhe pasardhësi i Mogherinit i cili do të marrë pjesë në këtë proces si një vazhdimësi. Mali i Zi dhe Bosnja kërkuan kohë por me gjithçka është rënë dakord të përshihet edhe Kosova", u shpreh Rama.
Kryeminstri Edi Rama tha se Kosova u vetëpërjashtua nga ky samit duke e quajtur të pashpjegueshëm qëndrimin e papritur të saj lidhur me këtë çështje.
" Nuk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje. Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup. Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e ksihin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës. Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar. Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej do interesin nga rikthimi viteve me vetëpërjashtim. Bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqiperia ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të prapritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë intessat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes. Një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”. Mua nuk më konvenvon. Është Wester Balkan Schengen. Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën", tha Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja e ‘Mini-shengenit” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj. Ai tha se kundërshtarët e tij politikë e kanë akuzuar se po ndihmon në krijimin e një Shqipërie të madhe.
"Kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe krenohem që në një kohë shumë të shkurtër po bëjmë një punë të rëndësishme për vendet tona. Unë do të flas për punët konkrete. Kur do të mundësojmë një shërbim më të shpejtë. Kjo do të sjellë kursim për qytetarët e tre vendeve. Do ta rrisim tërheqjen e tre shteteve për investime të drejtpërdrejta të huaja. Bashkë ne do të krijojmë një ambient më të mirë. Që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime. Do ta rrisim numrin e të huajve që do të shpenzojnë para në vendet tona. Ndryshimet janë të mëdha por unë jam i shqetësuar. Shumë njerëz në këto momente nuk e kuptojnë. Unë shoh se Rama është në presion. Gjatë fushatës më fajësuan se po ndërtoj një Shqipëri të madhe dhe morën 12 herë më pak vota se unë. Jam krenar për këtë që po bëjmë. Këtu kemi vetëm një jetë më të mirë që të punojmë më mirë për të shmangur urrejtjen", tha Vuçiç.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha në konferencën për shtyp se kjo nisma e Ballkanit Perëndimor paraqet një ëndërr të re për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri. Zaev tha se plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.
“ Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni. Paraqesim një ëndërr për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri Perëndimor, me më shumë investime për të rinjtë. Ftohen 6 vendet e tjera të Ballkanit për të bërë më shumë për axhendën europiane. Në këto rrethana, duhet të pajtohemi se Ballkani po ndryshon. Një nismë e tillë përcjell mesazhin se mbështetemi dhe nga partnerët ndërkombëtarë” u shpreh Zaev
Postimi i kryeministrit Rama
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga samiti i Ohrit ku diskutohet krijimin i minishengenit ballkanik. Kreu i qeverisë shfaqet në foto me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç. Rama përmend 4 liritë e BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Sesioni i parë i Mbledhjes së Ohrit për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për 4 Liritë e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor - Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve", shkruan Rama.
Ore gomar skicofren kush te beson mbas 6 viteve me genjeshtra?maqedonia ska ku te coje domatet e veta more pis burre
PërgjigjuDikush ta ndaloje qenin e terbuar
PërgjigjuKur deshton te ze paniku e budalliku. Per inat te vjerres po shkoj te fle me mullixhine i thone kesaj. Franca ka kusuret e veta, por faji kryesor jeni ju, politikanet e leshit qe keni 30 vjet qe po i prishni pune shqiperise me shume se kushdo tjeter. Mos vazhdo me Rame se do besh ndonje gomarllek qe sdo kete kandar ta mbaje me.
PërgjigjuBRAVO RAMA GJERAT QE KE BERE TI SI KA BERE NJERI,,,,KEMI SHUME INTERES PER TREGJET LINDORE PER TE SHITUR PRODUKTET TONA BUJQESORE E BLEGTORALE,PER RUSINE,UKRAINEN,SERBINE,BULLGARI,RUMANI,POLONI,ETJ...POR MOS HARRO TE ZHVILLOSH BREGDETIN ME PROJEKTE RREGULLUESE TE TIPIT LUNGOMARE,,,,KUR TE ARRIJME TE MARRIM 35 MILION TURISTE ATEHERE E KEMI BERE DETYREN....
PërgjigjuKy Andi eshte Spiropali dora vete perdor fjalen mbret me kuptimin ie SKENDERBEUT
PërgjigjuRama ka bere gjene e duhur, ka kaq vite qe po punon per te miren e vendit me mish dhe shpirt po ta dine keta? Do ishte mire te shpallej mbret se po iku nga pushteti si do ja bejme pa udheheqsin tone te dashur??!
PërgjigjuJe gjigand Rame
PërgjigjuMendoj se z.Rama ka bere levizje te sakte,me mire ta kesh mire me gjitonin se po ju dogj shtepia gjitonit radhen e ka shtepia jote.Thjesht Rama te shpejtoje futjen brenda te politikaneve te korruptuar.
Përgjigju