Një ditë historike për vendin si ajo e djeshmja, teksa Tirana u shndërrua për 24 orë kryeqyteti i Evropës, objektivi për të qenë në lartësinë e duhur të dhënies së informacionit, për të qenë profesionalë deri në fund dhe për të qenë aty, hapa pas hapi me ngjarjen, është detyrë e çdo mediaje. Report Tv dhe Shqiptarja.com ishin dje në pritshmërinë që qindra mijëra teleshikuesit dhe lexuesit tanë prisnin dhe kjo duket e qartë tek besimi që publiku na ka dhënë.
Report Tv ishte televizioni më i ndjekur në Shqipëri nga të gjitha televizionet, qofshin këto informative apo kombëtare. Siç mund ta shihni edhe në këtë matje të audiencës nga kompania Telemetrix, Report Tv ishte dje me diferencë, zgjedhja e shqiptarëve. Teleshikuesit zgjodhën raportimin me profesionalizëm, me intervista dhe analiza, përmes një transmetimi maratonë.
Grafiku i Telemetrix që tregon se Report Tv ishte më i ndjekuri nga shqiptarët dje
Ndërkohë që shifra shumë të mëdha klikimesh ka arritur edhe Shqiptjarja.com dje, me mbi 1 milion shqiptarë që na kanë ndjekur dhe lexuar lajmet më të fundit, fotot dhe videot, momentet më pikante, por edhe ato më të rëndësishme, shkrime të shpejta dhe të plota si askush nga konkurrentët. Videot dhe pamjet live janë shikuar në ‘YouTube’ e Report Tv si asnjëherë më parë, me qindra mijëra shikime.
Në masë qytetarët kanë na kanë zgjedhur ne për të ndjekur gjithçka ndodhte në samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe ngjarjet e pak metrave më tutje, në protestën e thirrur nga opozita Berisha-Meta, e cila kishte zhvillime të papritura.
Këto shifra tregojnë edhe një herë se shqiptarët vlerësojnë vetëm raportimin me profesionalizëm, duke pasur gjithnjë të shenjtë vetëm të vërtetën, dhe këtë e gjejnë besnik te Report Tv dhe Shqiptarja.com.
I keni marrë kurorën e topit të Tanit dhe për këtë ju përgëzoj dhe vazhdoni me të vërtetën se populli mund të jetë i varfër por vetëm jo i marrë që mos të dijë të vlerësoj. Topi i ka ngelur vetëm shantazhet edhe silikonët.
Përgjigju