Në Samitin e Diasporës në Tiranë, Kryetari i bashkisë së 'Piana degli Albanesi' në Itali, Rosario Petta, njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, shprehu mbështetjen për nisma të tilla që forcojnë identitetin unik arbëresh ndërsa përcolli përshëndetjet e komunitetit arbëresh të Italisë. Ai nënvizoi se është me rëndësi të dizenjojmë të ardhmen duke ruajtur pikat e referencës, identitetin gjuhësor e kulturor arbëresh”.
“Arbëreshët kanë ruajtur dita-ditës me përkushtim e pasion gjuhën dhe traditat e tyre. Ky Samit pa dyshim që është një përgjegjësi e thellë, por në të njëjtën kohë është një mundësi të punojmë së bashku në interes të komuniteteve tona dhe të projektojmë ide dhe vizionin drejt së ardhmes, por të orientuar në origjinën arbëreshe dhe rrënjët unike. Një objektiv ky që ne gjithmonë e kemi promovuar dhe e promovojmë. Arbëreshët në shekuj kanë ruajtur gjuhën, kulturën, si dhe traditat historike e fetare. Në Itali kemi më në fund një ligj që na jep mbrojtje. Besoj dhe jam i sigurt që këto objektiva do të arrihen falë punës së qeverisë shqiptare, të Këshillit të Diasporës dhe diasporës shqiptare kudo ndodhen në botë”, tha Petta.
Lajmi kryesor:
Samiti III i Diasporës, 'mbledh në një, Shqipërinë dhe shqiptarët'! Rama: Do ngrihet Muze për Arbëreshët në Kalanë e Skënderbeut! Sylvinho nderohet me 'Shqiponjën e Artë'
B.K/ReportTv.al