Politikë
Bota

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Spiropali takohet me Zelenskyn: Në fokus përkrahja për Ukrainën (VIDEO)

2 Tetor, 12:29| Përditesimi: 2 Tetor, 13:00

  • Share

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, është sot pjesë e delegacionit shqiptar pjesëmarrës në samitin e Komunitetit Politik Europian me në krye kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të këtij samiti është forcimi i përkrahjes ndaj Ukrainës, situata e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në një kontekst gjeopolitik sfidues.

Spiropali është takuar gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si dhe me përfaqësues të tjerë të BE-së apo të shteteve europiane.

“Pas mikpritjes shembullore të Shqipërisë të Komunitetit Politik Europian #EPC në Maj, sot në Kopenhagë në Samitin e radhës mbi sfidat më të mëdha që prekin Europën dhe rajonin tonë. Në fokus kryesor: siguria, migracioni, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe përkrahja për Ukrainën”, shprehet Spiropali.

Në kohën kur Elisa Spiropali mbante postin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, u dekorua nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Ukrainë, me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë", në kuadër të 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Negociatat me BE, Rama nga Danimarka: Po vrapojmë shumë shpejt, jemi ende shënjestër e sulmeve të Iranit! Diella? Ka kritika, por po funksionon mirë (VIDEO)


K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?