Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Zelensky: Putin, Hitleri II! Do të bëjë gjithçka për të destabilizuar Ballkanin! Rama: BE të mos venisë aspiratën e integrimit

28 Shkurt, 13:39| Përditesimi: 29 Shkurt, 07:12

  • Share

Tirane- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën. Edhe kryeministri Edi Rama pranoi se "Ka një rrezik të qartë në Ballkanin Perëndimor nga ndikimi i Rusisë.

Në konferencën e përbashkët pas samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” organizuar sot (28 shkurt 2024) në Tiranë, presidenti Zelensky theksoi se shtetet e Ballkanit duhet të bëhen bashkë dhe se bota s’mund ta lejojë Putinin të fitojë.

"Ne përballemi me një vrasës, thjesht një vrasës. Hitleri pjesa 2. Është rrezik i madh.  Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën. Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera" theksoi Zelensky. 

Edhe kryeministri Rama pranoi rrezikun e destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe theksoi dhe nevojën e integrimit sa më parë të vendeve të rajonit në BE.

“Nuk është retorikë. Ju e keni parë në rajon si ndikimi rus ka mbjellë destabilitet në një vend a në një tjetër. Nëse vijojmë të mbetemi bashkë e në këmbë, vjen falë aspiratës për të qenë në BE, por nëse kjo aspiratë venitet atëherë do të kërkohet haviar shampanjë e gjak në vend që të kërkohen demokraci e të drejta të njeriut” tha Rama

Të dy liderët e shohin ndaljen e Putinit dhe fitoren e Ukrainës të lidhura ngushtë me stabilitetin edhe në Ballkanin dhe fatin e Evropës.

“Po e bëjmë për veten tonë. Ky nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën por kërcënim ndaj gjithçkaje që ne mendojmë se do të jetë e ardhmja jonë. Kjo nuk është retorikë” tha Rama. 

Shtetet e Ballkanit janë të gjitha bashkë sot. Sot nuk duhet të bëjmë pauza sepse Rusia nuk do të ndalet"

Rama garantoi presidentin Zelensky se i gjithë populli shqiptar qëndron krah dhe e mbështet Ukrainën dhe bashkë me NATO-n dhe aletatët SHBA e BE ka dënuar agresionin e Rusisë

"Jemi e do vijojmë të jemi krah Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme e të ndodhë një paqe që do të zgjasë" tha kryeministri duke nënvizuar se mbështet planin me 10 pika të Zelenskyt.  

Rama vuri theksin dhe tek mbështetja financiare dhe ushtarake që duhet ti sigurohet Ukrainës. 

"Nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën por duke ndalur agresorin. Ukraina meriton të mbështetet e të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për ti rezistuar dhe siguruar çdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte të jetë e drejtë dhe mbështetet në parimet e planit 10 pikësh të Zelenskyt" tha Rama

Për kryeministrin Rama lufta duhet fituar për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian, ndërsa tha se është pikërisht avancimi i Kievit në këtë rrugëtim që dëshmon se Putin dështoi me planin.

“Ka dështuar Putin me planin, pasi në vend që të merret peng dhe të qeveriset nga renegatë pas një pushtimi të shpejtë, Ukraina po negocion me BE-në, është bërë pjesë e vendeve që janë bashkë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian”  nënvizoi Rama. 

Për miqësinë mes dy vendeve, Rama tha se është e farkëtuar përmes zjarrit ndërsa derën e la të hapur për çdo ukrainas.

“Dua t’ju garantoj se tani e përherë Shqipëria është shtëpia juaj, një prej vendeve ku çdo bashkëqytetari juaj mund të ndihet si në shtëpi” tha Rama.

Organizimi i samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” solli Presidenti i Ukrainës Volodymy Zelensky për herë të parë në Tiranë. Ai ishte bashkëorganizator me Kryeministrin Edi Rama të këtij samiti. Para samitit mes dy liderëve pati një takim kokë më kokë ku presidenti Zelensky zbuloi se ishte diskutuar dhe bashkëprodhimi i municioneve për ti bërë ballë agresionit rus. Gjithashtu Shqipëria dhe Ukraina firmosën traktatin e Miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Ora 14:54
FOTO/ Peleshi foto Ramës e Zelenskyt, Hasani kujdeset për pastërtinë! 4 ministrat që ndoqën konferencën në rreshtin e parë

Pas samitit kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbajtën një konferencë për median e cila veç gazetarëve u ndoq dhe nga 4 ministra të kabinetit qeveritar.

Në reshtin e parë të karrigeve ishte ulur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministri i jashtëm Igli Hasani, ministrja e shtetit, Elisa Spiropali dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Të katër ministrat kanë pasur dhe një rol aktiv në mbarëvajtjen e këtij samiti dhe vizitës së parë të presidentit të Ukrainës Zelensky në Tiranë por dhe të vetë konferencës për median pas samitit “Ukraina – Europa Juglindore.

Kështu ministri i Jashtëm Igli Hasani është kujdesur duke i kërkuar sanitareve që të hiqnin fletët që ishin hedhur në tokë pranë foltores ku do të flisnin dy liderët. Peleshi u kujdes të bënte dhe një foto, apo video me telefonin e tij. Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me policinë morën masat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij samiti dhe duket që është në komunikim të vazhdueshëm në telefon,  ndërsa ministrja e Shteti Spiropali së bashku me ministrin Hasani dolën e pritën presidentit Zelensky mbrëmë në aeroportin Nënë Tereza.

Foto LSA 

Ora 14:28
Rama përsërit mbështetjen për Ukrainën: E bëjmë për të ardhmen tonë! BE, jo parajsa, por një ferr i gëzueshëm

 

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës, pasi ky nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën por për të ardhmen.

'Doja të kisha një ide të qartë! Çfarë fiton Shqipëria në rrugëtimin e saj në integrimin në BE. Ne e kemi mbështetur Ukrainën dhe me paketa mbështetje të cilat nuk janë hua dhe nuk janë as pjesë e ndonjë biznesi. Kurrë nuk i kemi kërkuar Ukrainës të paguajë mbrapsht. Do të bëjmë gjithçka që mundemi. Jemi të vetëdijshme se për atë front lufte kjo është diçka e vogël.

Ne po e bëjmë për veten tonë drejtpërdrejtë kështu. Ky nuk është kërcenim ekzistencial vetë për Ukrainën por ndaj gjithçkaje që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. E ardhmja jonë është BE. Nuk duhet ta shohim të shpërbëhet. Ka pasur shumë sanksione kundër Rusisë. Rritja e çmimeve e kostos së jetesës, janë pjesë e panit për ta bërë opinionin publik që të nisë dhe të thotë nuk mund të vazhdojmë e ta mbështesim Ukrainën. Nëse i merr një të varfri diçka, nuk do ta bëjë të ndryshojë mendje, por po ti marrësh një të pasuri diçka ai mund të humbasë mendje. Kjo është e qartë. Ne po kërkojmë të bashkohemi me BE-në dhe të kemi bashkëpunim të plotë në këtë rajon që është në zemër të BE-së. BE është i vetmi realitet që ka dy fëmijë një jashtë e një brenda. Duam të integrohemi krejtësisht me këtë trup. Po të jetë kështu do të mbetemi pas një të ardhme. BE nuk është parajsë, por ska asnjë dyshim që është një ferr i gëzueshëm.  Kjo që kërkojmë është gjëra më thelbësore që duhet të kuptojmë.

Nuk është retorikë. Ju e keni parë në rajon hera herës sesi ndikimi rus ka mbjellë destabilitet nga një vend në një tjetër. nëse mbetemi bashkë e në këmbë vjen falë aspiratës për të qenë pesë e BE-së, do të jetë më e lehtë të kërkohet kaviar shampanjë e gjak, në vend që të kërkohen reforma.'- tha Rama.

 

Ora 14:21
‘Putin vrasës si Hitleri’, Zelensky thirrje aleatëve nga Tirana: Duhet të mbijetojmë, armatimet na i sillni në kohë

 

Nga Tirana, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje shteteve aleate që mos të vonojnë armatimet. Në konferencë me kryeministrin Rama, Zelensky tha se ato shtete që marrin vendimin për ta mbështetur Ukrainën me armë dhe municione duhet t’i sjellin ato në kohë sepse duhet të mbijetojnë.

Zelensky thotë se nuk ka asnjë alternativë tjetër përballë një vrasësi si Putin, përveçse të qëndrojnë të bashkuar.

Ai e krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me Adolf Hitlerin. “Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix”, tha Zelensky.

"Së pari kam patur një takim shumë të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Jo një nismë, por shumë dhe do të flas për të gjitha ato, koalicioni për artilerinë. Gjëra shumë konkrete. Ne duhet të mbrohemi dhe do të thotë që duhet të kemi vendime konkrete. Prandaj nuk mund të ndajë shifrën për artileri apo armatime, pra ne na duhet që të mbijetojmë, kjo do të thotë që gjithçka, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë në kohë. Kjo është nisma më e mirë e të gjithëve, që të na i sillni armatimet në kohë. Nëse është marrë vendimi që do na mbështesni, nëse do fitojmë apo jo kjo varet nga kjo pikë. Ne folëm shumë për çështje të inteligjencës, dronë, bashkëprodhim.

U fol për disa ide se si mund të fuqizohej Ukraina dhe tha se do i ndajë me mua kur të vijë në Ukrainë, në mes të këtij muaji, në mes të marsit. Ai do i ndajë këto ide me mua kur të takohemi sepse do njoh me hollësi planin e tij. Kur ne ndajmë me njëri tjetri, nisma iniciativa, këto janë hapi i dytë i katërt, por hapi i parë është mbrojtja. Ne kemi disa pyetje për këto paketa, europianë dhe SHBA. E falënderojmë SHBA, BE dhe Mbretërinë  e bashkuar, por duhet të qëndrojmë të fortë se s’kemi alternativë, se të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë ose nëse duam që ai mos tia dalë mbanë ne duhet t përgatitemi për luftë, me armatime. Ne dua të jemi të fortë, ne Putin duhet ta mundim”, tha Zelensky.

Ora 14:10
'Lufta mund të ndodhë, s'duhet të luajmë me zjarrin', Rama: Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor

 

Kryeministri Edi Rama tha se në Ballkanin Perëndimor ka një rrezik real nga agresioni rus. Kreu i qeverisë nënvizoi në një konferencë të përbashkët me presidentin Volodymyr Zelensky në samitin që po mbahet në Tiranë, se nuk duhet të përsëritet e shkuara ku vihen në pikëpyetje themelet e rendit botëror.

‘Për mua është përgjigja më e qartë për faktin se ku mund të shkojë bota nëse në ndjekim logjikën e Putinit për justifikimin e një lufte. Duke i bërë thirrje të shkuarës. Kjo është perandoria mongoleze Rusia është brenda saj. Ai që e publikoi këtë erdhi pas intervistës së Putinit. Merreni me mend sikur në këtë rajon të gjithë t’ja nisin të mendojnë që ti shohin marrëdhëniet ndërkombëtare të mbështetura në harta. Do të ishte një luftë që nuk do të merrte kurrë fund. Jo të gjithë po e kuptojnë sot se për putin të sulmojnë Ukrainën nuk ka të bëjë vetëm Ukraina, por është një sulm kundër bashkësisë së vendeve demokratike. Jo se Rusia do të pushtojë Gjermaninë, por nëse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në lavditë e kohëve të shkuara e hartat e një kohe tjetër, ne nuk do të jetojmë më në botën që njohim por më i fuqishmi do të vendosë e të drejtat do të minohen.

Ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një tjetër mësim që na thotë se nuk duhet të biem pre e relativizmit të këtij konflikti, të dy palëve. Ka një agresor dhe ka një viktimë. Gjithçka tjetër është çorientuese. Ne së bashku ndamë disa mendime, nuk jemi një rajon pa probleme. nëse do të ndezësh një luftë e ke të vështirë të gjesh histori, apo një mesazh që mbështete në lavditë e së shkuarës. Jetojmë në një terren ku është derdhur shumë gjak për shkak të luftës kundër njëri tjetrit. Duhet të vazhdojmë që të punojmë së bashku ën një mënyrë të tillë për atë që është interes i përbashkët i joni, por në mënyrë paqësore. Na duhet të forcojmë demokracinë tonë. Po ka një rrezik të qartë e real për Ballkanin perëndimor për shkak të agresionit rus. Të gjithë duhet ta shohin se ajo që po ndodh atje mund të përsëritet në mënyra të ndryshme duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit botëror të mbështetura në rregulla. Kjo është mesjetë! E shoh Ukrainën lidhjen me këtë komunitet vendesh që aspirojnë të futen ën BE si një vlerë e shtuar. Lufta mund të ndodhë nuk duhet të luajmë me zjarrin. Duhet të ruajmë një mendim të qartë. Nuk ka të bëjë vetëm më Ukrainën por me ne.’- tha Rama.

Ora 14:02
Zelensky nga Tirana: Të mbështesim njëri-tjetrin në rrugëtimin drejt BE! Paqen e arrijmë vetëm bashkë

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga Tirana, tha se mbështet rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa theksoi se edhe këto vende duhet të mbështesin Ukrainë.

Zelensky thotë se vetëm duke qenë së bashku mund të arrihet paqja.

"Ne mbështesim edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne. Faleminderit për bashkëpunimin. Ajo u shpreh edhe nga Rama, është e një rëndësi e madhe për ne. Ukraina si edhe gjithë rajoni i Europës Juglindore, duhet të vijojmë që së bashku të ecim para, të merrni pjesë në samitin global të paqes, të na mbështesni në planin me 10 pika për paqe. Puna për paqe është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Lufta dhe ne jemi shumë më shumë se një person i vetëm agaresori. Më lejoni të falënderoj për këtë samit Ramën, lavdi Ukrainës", tha Zelensky. 

Ora 14:01
Samiti i Ukrainës në Tiranë, Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin

Presidenti Volodymyr Zelensky në konferencë për median tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin.

"Fakti që gjendemi këtu në një tryezë kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme dhe është e rëndësishme që kemi ardhur të ulemi së bashku. Ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur.

Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shtetet e ballkianit duhet të jenë së bashku. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën. Rusia do të destabilizojë më tej  nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe të mbijetojë politikisht ndaj këtyre agresioneve e do të përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla që përfiton sukses shpesh. Vendet balltike e Ballkanit janë në kërcënim serioz, aty ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”, tha Zelensky. 

Ora 13:58
Zelensky në konferencë me Ramën: Falënderoj Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë popullit tonë

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në konferencë me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen.

“Dua të të falënderoj juve Edi, popullin tuaj për mbështetjen e sinqertë që na keni dhënë, Ukrainës popullit tonë, ju falënderoj edhe për të gjitha paketat. Edhe sot e kemi parë mbështetjen e Shqipërisë,. Edhe fakti që ju keni kuptuar siç duhet që çdo komb ka nevojë të respektohet ka nevojë për sigurinë e vet, këto janë elementë parime që përkufizojnë siç duhet çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një komb dhe rendi botëror”, tha Zelensky.

Ora 13:53
Rama me Zelenskyn: Përtej vdekjes e shkatërrimit, ka një vend që punon çdo ditë për të ardhmen

 

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me presidenti Voldymyr Zelensky tha se përtej raketave ruse e plagëve të ushtarëve ukrainas, përtej vdekjes e shkatërrimit, është një vend që punon çdo ditë për të ardhmen.

'Të ecim në procesin e integrimit në BE. Mora një mesazh nga dikush që po punon me institucionet Ukrainës për të ngritur një fond të teknologjisë së lartë. Ajo më shkroi që thuaj presidentit që i gjithë ekipi ynë që është ekip perëndimor është i besuar nga ukrainasit i cili është befasuar nga talenti i tyre për të ndërtuar së bashku këtë fond të teknologjisë së lartë. Përtej rrënojave të raketave ruse. Përtej plagëve të ushtarëve ukrainas përtej vdekjes e shkatërrimit është një vend që po punon çdo ditë për të ardhmen. Nuk mund të jemi më krenar se kaq që të jemi me këtë komb dhe të përfytyrojmë të ardhmen tonë si një te ardhme ku jemi mes miqsh të vërtetë.

President unë e di se në të gjithë këtë periudhë të është dashur të dëgjosh fjalë të bukura por dua të më besoni plotësisht se çdo fjalë na vjen nga zemra. Ajo që na bën ne më të gatshëm të themi këto fjalë është se sa shumë ju mbështesim e sa duam që Ukraina mos ta humbasë këtë luftë por të triumfojë. Jam i lumtur që e mbajtët premtimin. Një premtim që ma dhatë kur ishit në paqe. Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, ku çdo bashkëqytetar i juaji mund të ndihet si në shtëpi. Presim me padurim, që të kemi mundësinë të jemi me ju e me Ukrainën ditën kur falë përpjekjes suaj Ukraina do të marrë frymë lirisht.'- tha Rama.

Ora 13:50
Rama me Zelenskyn: Shpesh mbështetja ushtarake për Ukrainën ngec, Putin nuk ndalet as një sekondë! Po merr jetë në mënyrë të pamëshirshme

 

Kryeministri Edi Rama krah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky u ndal edhe tek mbështetja me municione për Ukrainën. Rama tha se shpesh kjo mbështetje ngec nga shtetet e mëdha për shkak të politikës së brendshme apo çështjeve burokratike.

Rama thotë se ky është një shqetësim, pasi nga ana tjetër kemi një agresor që po merr jetë në mënyrë të pamëshirshme.

"Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-s, edhe pse e vogël, bashkë me gjithë partnerët nga Uashingtoni në Bruksel kemi dënuar agresionin dhe ne kemi bërë gjithçka mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për kapacitetit tona, jemi të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është mbështetja e të gjithëve, por para së gjithash mbështetja dhe ndihma e më të mëdhenjve dhe të pasurve. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë, ngecet sepse Ukraina shndërrohet në një çështje të politikës së brendshme të një vendi apo një tjetri, apo se ndodhin vonesa të gjata burokratike. Nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për as një sekondë së godituri në përpjekjen për të aneksuar edhe më shumë territor duke marrë në mënyrë të pamëshirshme jetë të pafajshme dhe duke shkatërruar Ukrainën dhe ta bëjë shumë të vështirë për familjet, gratë, fëmijët që të jetojnë një jetë normale", tha Rama. 

Ora 13:45
Rama në konferencë me Zelenskyn: Qëndrojmë krah Ukrainës në mënyrë të palëkundur deri kur të vijë paqja

Kryeministri Edi Rama në konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ky samit tregoi mbështetjen për Ukrainën. Rama tha se jo vetëm institucionet apo politika shqiptare, por i gjithë populli shqiptar është krah Ukrainës, krah të drejtës.

"Faleminderit të gjithëve që kemi ardhur sot këtu në Tiranë, nga rajoni ynë. Është moment i veçantë për ne këtu në Shqipëri, se nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës, i cili në fakt nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal, por qëndron në të njëjtën kohë për demokracinë kundër ëndrrës neoimperialiste.  Jam i kënaqur që sot patëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë një qëndrim në Europën Juglindore që qëndrojnë me Ukrainën, krah së drejtës, për integritetin e vet territorial, për demokracinë. Sa i takon Shqipërisë, e kemi bërë të qartë, jam mjaft krenar të them se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, vetëm institucionet, por para së gjithash është i gjithë kombi, i gjithë populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet në mënyrë të palëkundur. Do vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës e do ta mbështesim për aq kohë sa do jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa të ndodhë një paqe që zgjat", tha Rama.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 29/02/2024 11:14

    Dihet nga gjith bota ne ukrain komandojn nazistat Tani lind pyetja po PS e edvin rames cfar perfaqesojn te majten apo te djathten Per njohuri per ata qe se din ne ukrain forcat e majta jan jasht lugjit dhe po u kapen denohen me vdekje

    Përgjigju
  • Iris: 29/02/2024 02:15

    /TURI/,ne paqesore kemi qene historikisht,nuk kemi sulmuar asnje,por nuk te lene te tjeret te jemi asnjanes.Sa ushtri te huaja kaluan ne Shqiperi gjate LIB? Po gjate LIIB, neve i ftuam fashistet dhe nazistet? Edhe sikur te mos marresh pjese fizikisht ne lufte,historia dhe fati i kombit te kerkon te mbash ane,ndryshe te tjeret mund t'a perdorin /neutralitetin/ tend kunder teje.P.sh Greqia u perpoq t'a perdorte sulmin e Italise dhe te disa shqipove te genjyer pjese e usht.italiane nga territori jone per interesat e saj territoriale.Po te mos ishte lufta partizane, neve mund te na kishin futur me humbesit e luftes edhe pse qeveria jone e kohes se pushtimit edhe pse kolaboracioniste,nuk arriti kurre deri ne ate pike sa te thyente /nutralitetin/e saj faktikisht me dergim batalionesh.Vertet pati ca mercenare,por ata ishin te pakte e nuk i kaluan pertej trojeve shqipfolese pertej kufirit si ne V ashtu dhe ne J.

    Përgjigju
    • Or tej: 29/02/2024 09:51

      Ne na moren ne qafe qe nuk na pushtuan por na lane te "lire" ne doren e psikopatit Enver or teeeejjjjj

  • hahaha: 28/02/2024 21:12

    tek sheh keta palaco e tek secili therret : olele o nena ime! seriozisht e keni qe njerezit i hane keto kokoshka ....? ma va .... ukraina ka per te pasur nje fund te dhimbshem, se dhimbje pa fund ... ate e ka me shumice per momentin, me kete kompleks Napoloni qe ka mbi koke.

    Përgjigju
  • Turi: 28/02/2024 15:00

    Vendi jone duhet te mos perzihet me luften per interesat gjeopolitike amerikane , ne jemi dhe duhet te mbetemi vend paqesor sepse nuk jemi ne lufte me asnje shtet kurse keta plera duhet me patjeter te na perfshijne ne luften e tyre . Duhet te ngrihemi si popull dhe mos te pranojme as qendrimin ne nato sepse do te jete shkaterrimi jone do te na perdorin mish per top si po bejne me Ukrainen

    Përgjigju
  • Edi: 28/02/2024 14:28

    Kto halet kan ndihmu Serbin ne koh te luftes me Kosoven , tashi bajn si njerez te mire ????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?