Bota

Sanchez pas samitit në Paris: BE duhet të krijojë një mekanizëm për financimin dhe forcimin e kapacitetit të sigurisë e mbrojtjes së përbashkët

17 Shkurt, 21:37| Përditesimi: 17 Shkurt, 21:45

  • Share

1739825018_21302467271e3451a28e14699bfc.jpg

Pedro Sanchez pas samitit informal mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë

"Fatkeqësisht, ende jemi në luftë" dhe "ende nuk ka kushte për paqe që të na lejojnë të fillojmë të mendojmë" për një mision në Ukrainë.

Kështu u shpreh Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez në një konferencë për shtyp pas përfundimit të samitit në Paris, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë.

"Evropa duhet të përcaktojë, një herë e përgjithmonë, sigurinë dhe mbrojtjen e saj si një e mirë publike dhe nëse, siç beson qeveria spanjolle, kjo është e domosdoshme, atëherë duhet të krijojmë një mekanizëm të përbashkët të BE-së për të financuar dhe rritur kapacitetin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes."

"Fleksibiliteti është një lajm i mirë, por nuk është masa e mjaftueshme për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen tonë", tha lideri socialist.

Gjatë konferencës për shtyp, Sánchez gjithashtu përsëriti se angazhimi i Spanjës për shpenzimet e mbrojtjes mbetet në nivelin 2% të PBB-së.


Lajmi kryesor:

Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?