Ftesa është e hapur për të gjithë artdashësit, vendas e të huaj që kanë populluar qytetin bregdetar këtë sezon veror. Më 22 korrik në Lungomare do të mbahet koncerti i titulluar “Sanremo në Vlorë”. Në skenë do të ngjiten këngëtarë të mirënjohur si Albano, Riccardo Fogli, Pupo, Mietta, Marco Masini, Matia Bazar, Iva Zanicchi, Michelle Zarillo, Scialpi.
Ky koncert organizohet nga konsullata italiane në Vlorë dhe biznesmeni Sinan Idrizi, i cilia ka treguar për Report Tv disa detaje të eventit muzikor.
“Është falas, nuk kemi qëllimi të kemi marketing i vetmi marketing është Vlora! Pra është e hapur për të gjithë. Salla tek Petro Marko ku janë bërë koncerte të tjera është e vogël 400 vendëshe, ndaj vendosëm për në Lungomare ku do jenë mbi 800 karrige dhe në shesh koncerti do të jetë i hapur për të gjithë. Marrin pjesë artistë si Mieta, Marco Masini, Matia Bazar kemi dhe Pupon etj”
“Sanremo në Vlorë” e ka një domethënie që fshihet pas titullit.
“Qëllimi i këtij projekti është një qëllim altruist, për solidarizimin e emrit Vlorë në hartën e artit dhe kulturës së Shqipërisë dhe një mirënjohje për atë që ka bërë Italia dhe kultura italiane. Para ’90 vlonjatët kanë pasur një veçori që ndiqnin Sanremon. Antenat e Vlorës ktheheshin për të parë SanRemon, pasi Vlora ka pasur një ngjizje që nuk e ka pasur asnjë qytet tjetër. Vlorë është një qytet i lidhur drejtpërdrejt me Italinë”.
Teksa presim me padurim 22 korrikun, ju bëjmë me dije se në shtator të tjerë artistë italianë do të dhurojnë spektakël në Vlorë.
Bravo Sinan Gylen njerez si ty na duhen
Përgjigju