Kronikë

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

27 Korrik 2024, 20:24| Përditesimi: 27 Korrik 2024, 20:30

  • Share

SARANDË- Një 20-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi në gjendje të dehur në timon ka dëmtuar 6 mjete të parkuara. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm - Kanali i Çukës ku 20-vjeçari Antonio Dimo, ka humbur kontrollin e një mjeti tip BMW me targë AA292DJ dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera ka rezultuar se 20-vjeçari elbasanas, Antonino Dimo ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike kur ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20-vjeçarit Antonino Dimo dhe njëherazi është gjobitur edhe me 1 milionë e 700 mijë lekë të vjetra.

Ai aktualisht jeton me familjen në Sarandë  pasi kanë marrë me qira një hotel në këtë qytet.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?