Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ 26-vjeçari qëllon me thikë ish-kunatin pas një sherri, arrestohet

17 Korrik, 11:55| Përditesimi: 17 Korrik, 11:58

  • Share

Sarandë- Një konflikt familjar ka përfunduar deri në plagosje në qytetin e Sarandës.

Uniformat blu bëjnë me dije se një 26-vjeçar ka goditur me mjet prerës ish-burrin e motrës, 44-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme (16 korrik) rreth orës 16:00 në në lagjen nr. 4.

Fatmirësisht 44-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse i riu ka rënë në prangat e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:

arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 16.07.2025, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 4, është konfliktuar me ish-burrin e motrës së tij, shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në Delvinë, të cilin e ka goditur me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime trupore. 44-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?